Çfarë mund të quhet art? Kjo është një pyetje shekullore me shumë përgjigje. Një formë arti mund të jenë pikturat në kanavacë, qeramikë apo skulpturat. Pra, arti mund të jetë çdo gjë, madje ai mund të krijohet edhe me motosharrë. Ky është mendimi i një artisti nga shteti amerikan i Virxhinias.
Andrew Mallon me motosharrën e tij po shndërron trungjet e vjetra të pemëve në vepra arti.
Ai ka krijuar mbi 150 skulptura prej druri, shumica e të cilave janë në parqe dhe oborre private të fqinjëve të tij në pjesën veriore të Virxhinias.
Zoti Mallon thotë se qëllimi i tij është të gjallërojë vendet dhe t’u shtojë atyre pak magji.
“Sa herë që përfundoj një projekt, ju mund të shihni ndikimin që ka në një lagje ose komunitet përreth tij. Ato u sjellin njerëzve shumë gëzim!”, thotë ai.
Jeannie Reimers thotë se zoti Mallon po e ndihmon atë të transformojë oborrin e saj.
“Për shkak të këtyre telave, kompania elektrike priste vetëm njërën anë të kësaj peme. Kështu që një nga punonjësit më tha se duhet ta pres atë. Unë nuk pranove dhe ia dërgova një foton zotit Mellon. Ai më tha lejoi ata të presin pemën nga sipër, dhe unë pastaj do të vijë të flas me ju!”, thotë ajo.
Lexoni edhe 6 sekretet që prindërit përdorin për të rritur fëmijë mendërisht të fortë
“Në këtë pemë do të krijojë një tufë prej pesë ose gjashtë harabelash”, thotë ai.
Zoti Mallon thotë se filloi të merrej me punimet prej druri që nga viti 2012. Në atë kohë, ai punonte si zdrukthëtar dhe gjatë kohës së lirë filloi të gdhendte figurina të vogla nga lapsa të vjetër. Pastaj ai vendosi të krijonte skulptura më të mëdha prej druri dhe bleu një motosharrë.
“Gdhendja me motosharrë është disi si operacionet në tru. Duhet të jesh vërtet i kujdesshëm me gjithçka që bën, duhet ta kontrollosh vërtet këtë makinë të madhe”, thotë ai.
Sot ai punon me 10 motosharra, makina bluarëse, presa dhe dalta të ndryshme. Zoti Mallon thotë se ai e bën 90% të punës me motosharrë elektrike. Ai e fillon punën me motosharrën dhe pastaj përdor mjetet më të vogla për krijimin e skulpturave prej druri.
Në vitin 2016, zoti Mallon themeloi një kompani të quajtur “AM Sculptures” dhe pasioni i tij është kthyer në një biznes. Skulpturat e tij prej druri tani kushtojnë nga 3000 deri në 5000 dollarë.
Talenti i tij është bërë i njohur në botë dhe ai ka marrë pjesë në konkurse të shumta dhe në një shfaqje televizive të kanalit “Discovery”, të quajtur “A Cut Above”, ku 12 artistë luftuan për fitore.
“Bota e gdhendjes me motosharrë ka krijuar shumë mundësi për mua.”
Zoti Mallon thotë se po merret me atë i pëlqen atij dhe është bërë pjesë e rëndësishme e komunitetit.
“Ndërtova një kështjellë vërtet të madhe vite më parë në një pjesë të këndit të shtëpisë së dikujt. Fëmijët tani shkojnë atje çdo ditë dhe lozin me figurina të vogla prej druri”, thotë ai.
Në të ardhmen, zoti Mallon ëndërron të krijojë një kopsht skulpturash, ku vizitorët do të jenë në gjendje të shohin të gjitha punimet e tij në një vend të vetëm.