22 nëntor

Sot dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

TIRANË, 22 nëntor Kryeministri Edi Rama uroi sot ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i konsideruar si momenti më i madh unifikues i shqiptarëve.

Kjo është hera e parë që 22 Nëntori kremtohet si festë zyrtare dhe iniciativa u mor në vijim edhe të diskutimeve në samitin e diasporës, që zhvilloi punimet në Tiranë në nëntor të vitit të shkuar.

Rama uroi ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndërsa ndau një video informuese mbi vlerat që mbart gjuha shqipe si kujtesa e gjallë e kombit që lidh brezat.

Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti. Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare.

Kjo ditë vjen në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

atagov

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top