Ka shumë arsye pse njerëzit ndihen të bllokuar në punë.
Një arsye e mundshme mund të jetë se nuk i pëlqejnë kolegët, ose për shkak të mungesës së mundësive për rritje, apo sepse e dinë që nuk kanë mundësi për të mësuar diçka të re, sipas ekspertes së lumturisë Jessica Weiss.
Këtu janë dy taktika për t’u marrë parasysh:
1-Krijoni një ndjenjë arritjeje gjatë ditës tuaj
Si fillim, gjeni kohë për të bërë përparim në një projekt. Konkretisht, gjeni kohë për një projekt që të dyve (bashkë me kolegun tuaj) ju pëlqen ta bëni dhe që kërkon përqendrim.
“Për mua ka të bëjë me të shkruarin, sepse më pëlqen të shkruaj,” thotë Weiss, duke shtuar se, “për dikë që punon në financë ose punon në numra, ndoshta ka të bëjë me krijimin e kësaj tabele të mrekullueshme që analizon gjërat në një nivel krejtësisht të ri.”
Ju nuk mund të kontrolloni çdo aspekt të ditës tuaj. Ka punë të ngarkuara që duhet të kryhen dhe detyra që do t’ju pëlqejnë më pak se të tjerët. Por, ndarja e asaj kohe për të çuar përpara një projekt që ju pëlqeni, duke u fokusuar vërtet, mund të ndihmojë për të çliruar një ndjenjë kënaqësie.
2. Bëni prioritet kryesor gjetjen dhe krijimin e miqve në punë
Gjeni një mik dhe sigurohuni që të kaloni pak kohë me të. Edhe nëse je duke bërë punën më të mërzitshme të mundshme, thotë Weiss, nëse po e bën atë me njerëz që të pëlqejnë vërtet, prapëseprapë mund ta shijosh vërtet atë. Të kesh këto marrëdhënie është shtytësi më i madh i lumturisë në punë.
“Bëni prioritet kryesor gjetjen dhe krijimin e miqve,” thotë ajo. Përpiquni të filloni një bisedë me njerëz që hanë drekë në të njëjtën kohë me ju dhe ulen rreth jush.