Një institucion lehtësues në aplikimin tuaj si startup? Kallz Center ju fton në një seancë informimi

Në thirrjen e fundit të granteve për startup-et, i cili është i hapur aktualisht, lehtësuesit janë të thirrur në apel për të qenë në krah të startup-eve aplikuese.

Në dokumentacionin e aplikimit nga ana e startup-it, sipas të dhënave të Ministrisë së Sipërmarrjes, kërkohet edhe një çertifikatë shoqëruese nga lehtësuesi, ndërsa pjesë e aplikimit është edhe CV e lehtësuesit që keni përzgjedhur.

Startup-et nuk janë të detyruara të aplikojnë me një lehtësues përkrah, por aplikimi kjo rrit mundësitë e përfitimit, pasi në vlerësim ato kanë një pikëzim më të lartë. Kjo shkon përkrah edhe pikëzimeve të tjera që avantazhojnë startup-in, siç është aplikimi nga startup-et femra.

Në një takim të zhvilluar së fundi nga Agjensia e Startup-eve dhe insitucionet lehtësuese, qendra formimi, universitete, etj. Drejtori i Agjensisë  Arjan Ymeri shpjegoi rolin e lehtësuesve në këtë proces.

Qendra Kallz është një prej këtyre lehtësuesve, që në tre vitet e fundit ka trajnuar dhe mentoruar mbi 120 startup-e që vinin nga Shqipëria, por edhe studentë apo sipërmarrës shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Pas trajnimeve dhe seancave të mentorimit ato janë bërë pjesë e kompeticionit të Women Startup.

E rrethuar me një ekip ekspertësh, profesionistë dhe sipërmarrës të gatshëm për të ndarë njohuritë e tyre, Kallz ka mundësinë të jetë në krah të startup-eve, në faza të ndryshme të tyre.

Ndaj, nëse je një startup dhe po planifikon të aplikosh në programin e granteve, për t’u informuar mbi rolin e lehtësuesit në këtë proces, mund të bëhesh pjesë e seancës së informimit që do të zhvillohet nga qendra Kallz me 26 Dhjetor, ora 17:00 duke klikuar Këtu!

 

Eventi Final 2024

 

Eventi Final 2023

 

Eventi Final 2022

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top