Zhvillimi pozitiv i turizmit ka vazhduar edhe gjatë muajit shtator. INSTAT raporton se neto-qëndrimet e banorëve vendas në strukturat akomoduese janë dyfishuar, ndërsa neto-qëndrimi i të huajve është rritur me 81%, ndërsa edhe vizitorët janë rritur ndjeshëm.
Hotelet kanë pasur më shumë punë, pasi është rritur edhe frekuenca e dhomave. Jugu ka tërhequr më shumë turistë, por rritja më e lartë e fjetjeve është vërejtur në zonën e veriut (Dibër, Kukës, Lezhë, Shkodër).
Gjatë muajit shtator 2023, ka pasur rritje të numrit të vizitorëve në total me 70.1%, krahasuar me shtatorin 2022. Numri i vizitorëve jorezidentë që janë akomoduar në rajonin verior ka shënuar rritjen më të madhe me 2.2 herë.
Në zonat bregdetare, ky tregues është rritur me 93.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i vizitorëve jorezidentë të akomoduar në hotele dhe akomodime të ngjashme është rritur me 67,6%.
Në muajin shtator 2023, numri më i madh i vizitorëve rezulton:
• sipas rajoneve në rajonin jugor (36.7%);
• sipas zonave pranë bregdetit në zonat bregdetare (63.0%);
• sipas llojit të strukturave të akomodimit në hotele dhe akomodime të ngjashme (91.5%).
Gjithashtu kemi një rritje edhe për sa i përket numrit të fjetjeve.
Gjatë muajit shtator 2023, numri total i fjetjeve është rritur me 87.8%, krahasuar me muajin shtator 2022. Rritjen më të lartë e ka shënuar numri i fjetjeve të vizitorëve jorezidentë që janë akomoduar në rajonin e veriut me 3 herë.
Në zonat bregdetare, ky tregues është rritur me 80.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i netëve të vizitorëve jorezidentë që janë akomoduar në hotele dhe akomodime të ngjashme është rritur me 76,1%.
• sipas rajoneve në rajonin jugor (37.5%);
• sipas zonave pranë bregdetit në zonat bregdetare (75.8%);
• sipas llojit të strukturave të akomodimit në hotele dhe akomodime të ngjashme (92,4 %).