Vlora përmendet si një nga destinacionet më të preferuara, falë shëtitores së gjatë me palma dhe ujërave të pastra, ndërsa Tirana tërheq vëmendje si një kryeqytet që ofron hotele me çmime të përballueshme, me tre yje për rreth 42 £ nata.
Një tjetër aspekt që veçohet është mikpritja shqiptare, e cila ka impresionuar turistët. Disa banorë në zonat rurale hapin dyert e shtëpive të tyre për të akomoduar vizitorët, një traditë që shton përvojën unike të udhëtimit në Shqipëri.
Sipas të dhënave, në vitin 2024 Shqipëria ka mirëpritur 11.7 milionë turistë, një rritje prej 15% krahasuar me vitin 2023. Ndër këto, më shumë se 120,000 ishin nga Mbretëria e Bashkuar.
Mediat britanike kanë vlerësuar gjithashtu bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare, të cilat krahasohen me ato të Zvicrës dhe Austrisë, dhe qytetet historike si Berati dhe Gjirokastra nuk mbeten pas dhe pa vizituar.
Raportimet e huaja theksojnë se Shqipëria është një destinacion që ofron jo vetëm pushime të përballueshme, por edhe përvoja të pasura kulturore dhe natyrore.