Donald Trump nuk ka pritur të bëjë të qartë qëndrimet e tij, duke marrë vendime direkte rreth disa çështjeve me rëndësi globale.
Ja një përmbledhje e urdhrave ekzekutivë që Presidenti Donald Trump nënshkroi në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
- Përfundimi i shtetësisë prej lindjes: Trump synoi të kufizojë shtetësinë bazuar në lindje për fëmijët e lindur në SHBA nga prindër që ndodhen aty ilegalisht ose me vizë afatshkurtra.
- Dalja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH): Trump nënshkroi një urdhër për të tërhequr SHBA-në nga OBSH, duke akuzuar organizatën për menaxhimin e dobët të pandemisë COVID-19.
- Heqja e disa emrave të vendosura nga Obama: Trump kërkoi ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës” dhe rikthimin e emrit të malit Denali në Alaskë në “Malin McKinley”.
- Heqja e objektivave për automjetet elektrike: Trump anuloi një urdhër të Biden që synonte që gjysma e automjeteve të reja të ishin elektrike deri në vitin 2030.
- Riklasifikimi i punonjësve federalë: Trump nënshkroi një urdhër për të riklasifikuar mijëra punonjës federalë, duke e bërë më të lehtë shkarkimin e tyre.
- Deklarimi i një emergjence energjetike kombëtare: Trump shpalli një emergjencë energjetike për të lehtësuar prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë fosile.
- Njohja e dy gjinive: Trump nënshkroi një urdhër që e bën politikën zyrtare të qeverisë që të pranojë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.
- Pauza për ndalimin e TikTok: Trump shtyu vendimin për ndalimin e TikTok për të patur më shumë kohë për të vlerësuar mënyrën e menaxhimit të sigurisë kombëtare.
- Shfuqizimi i 78 urdhrave ekzekutivë të Biden: Trump anulloi 78 urdhra të administratës së Biden, përfshirë ato që mbështesnin barazinë racore dhe luftimin e diskriminimit të komunitetit LGBTQ+.
- Deklarimi i një emergjence të kufirit të jugut: Trump nënshkroi një urdhër për të shpallur një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të SHBA-së, duke përfshirë ndalimin e hyrjeve ilegale dhe fillimin e deportimeve masive.
- Falja për të akuzuarit e sulmii të 6 janarit: Trump nënshkroi urdhra për të falur individë të dënuar për ngjarjet e 6 janarit në Kapitol.
- Përfundimi i marrëveshjes së Parisit për klimën: Trump nënshkroi një urdhër për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për klimën, një veprim që ai e konsideroi një mashtrim ndaj Shteteve të Bashkuara.
Këto janë disa nga masat kryesore që Trump nënshkroi në ditën e tij të parë, duke synuar të realizojë ndryshime të mëdha në politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA-së.