fake

Dezinformimi, rreziku më i madh global në dy vitet e ardhshme

Dezinformimi është rreziku kryesor në dy vitet e ardhshme sipas raportit vjetor të rrezikut global, publikuar nga Forumi Ekonomik Botërore. Nëse konfliket ushtarake, apo katastrofat klimatike janë një e keqe e dukshme dhe me ndikim direkt negative në shoqëri, Dezinformimi, duket si një “vrasje me injeksion”, pasi dëmi do të jetë i ngadaltë, por i dhimbshëm. Raporti është bazuar në përfshirjen e ekspertëve të vendeve të ndryshme, të cilët kanë dhënë përshtypjet e tyre profesonalë rreth rreziqeve që kanosin vende të ndryshme.

Sipas raportit, shumë vende të Evropës e kanë renditur dezinformimin si një nga pesë rreziqet më të mëdha. Argumenti është se dezinformimi ka aftësi për të ndikuar në qëllimet e votuesve dhe dëmton mjedisin gjeopolitik, e më të gjerë. “Dezinformimi dhe informacioni i rremë do të jenë rreziku kryesor për vendet në mbarë botën gjatë dy viteve të ardhshme”, sipas Raportit Vjetor të Rrezikut Global, raport i Forumit Ekonomik Botëror (WEF). WEF anketoi qindra ekspertë në mbarë botën dhe gjeti se përmbajtja e rremë dhe mashtruese po dëmton seriozisht mjedisin gjeopolitik në disa mënyra.

Sipas raportit, dezinformimi u jep hapësirë entiteteve të huaja të ndikojnë në qëllimet e votuesve, mund të ngjallë dyshime tek publiku për atë që po ndodh në zonat e konflikteve dhe mund të përdoret për të dëmtuar imazhin e produkteve ose shërbimeve nga një tjetër vend. Ky është viti i dytë radhazi që dezinformimi renditet si rreziku më i madh global.

Në disa shtete të tjera evropiane si Franca, Greqia, Italia, Portugalia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu desinformimi renditet lart, shpesh në Top 10.

Raporti vëren se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të kuptohet ku të gjesh informacione të vërteta, me polarizimin politik dhe shoqëror që deformon narrativat dhe shtrembëron faktet. Kjo kontribuon në besim të ulët ndaj medias, me vetëm 40% të të anketuarve në 47 shtete, që thonë se besojnë tek shumica e lajmeve.

Të anketuarit në shtetet me të ardhura të larta janë më të prirur të shprehin shqetësime për rrezikun e dezinformimit dy vitet e ardhshme, krahasuar me shtetet me të ardhura të ulëta. Ekspertët theksojnë polarizimin shoqëror si një nga rreziqet më të rënda që vjen me cilësinë e ulët të përmbajtjes dhe mungesën e besimit tek burimet e pasigurta të informacionit.

Sipas Saadia Zahidi, drejtoreshë menaxhuese në Forumin Ekonomik Botëror, “Polarizimi brenda shoqërive po forcon më tej pikëpamjet dhe po ndikon në proceset e vendimmarrjes.

Ky është viti I dytë radhazi që dezinformimi shfaqet si rrezik kryesor i shoqërisë globale.

Zahidi ka theksuar gjithashtu se, “Përpjekjet për të luftuar këtë rrezik po hasin një kundërshtar të fuqishëm në përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e Gjeneruar, që mund të prodhohet dhe shpërndahet në shkallë të gjerë”.

Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga dezinformatat është të identifikoni media të paanshme. WEF ka sugjeruar mënyra në të cilat shtetet mund të mbrojnë më mirë qytetarët nga rreziqet, përfshirë zgjerimin e aftësive për algoritmet e automatizuar, rritjen e financimit për alfabetizimin digjital dhe përmirësimin e kuadrit të përgjegjësisë dhe transparencës. “Ka një nevojë urgjente për fushata të gjithpërfshira të ndërgjegjësimit publik për të edukuar qytetarët rreth rreziqeve që lidhen me hapësirat digjitale, si dhe mjetet dhe praktikat që ata mund të përdorin për t’u mbrojtur dhe për të rritur besimin në përdorimin e platformave,” thotë raporti.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top