Përpjekja për të rritur diversitetin dhe frymën e bashkëpunimit në punën tuaj tashmë është një vendim i mirë biznesi. Në një analizë globale të realizuar për rreth 2400 kompanive organizatat me të paktën një anëtare femër bordi dhanë kthim më të lartë në kapital dhe rritje më të lartë të të ardhurave neto sesa ato që nuk kishin asnjë grua në bord.
Vitet e fundit, një grup kërkimesh ka zbuluar se ekipet johomogjene janë më të zgjuara. Puna me njerëz që janë të ndryshëm nga ju mund ta sfidojë trurin tuaj për të kapërcyer mënyrat e tij të të menduarit dhe për të mprehur performancën e tij.
Por, pse ndodh kjo?
Ata fokusohen më shumë në fakte
Ekipet e ndryshme kanë më shumë gjasa të rishqyrtojnë vazhdimisht faktet dhe të mbeten objektive. Ata gjithashtu mund të inkurajojnë një shqyrtim më të madh të veprimeve të secilit anëtar, duke i mbajtur burimet e tyre të përbashkëta njohëse të mprehta dhe vigjilente.
Faktet përpunohen me kujdes
Diversiteti më i madh mund të ndryshojë gjithashtu mënyrën se si ekipe të tëra përpunojnë informacionin e nevojshëm për të marrë vendimet më të mira. Shkencëtarët mendojnë se ekipe të ndryshme mund të tejkalojnë ato homogjene në vendimmarrje, sepse ata përpunojnë informacionin me më shumë kujdes. Marrja në konsideratë e perspektivës së një të huaji mund të duket kundërintuitive, por fitimi mund të jetë i madh.
Ata janë më inovativë
Për të qëndruar konkurrues, bizneset duhet të vazhdojnë të inovojnë gjithmonë. Një nga mënyrat më të mira për të rritur kapacitetin e tyre për të transformuar veten dhe produktet e tyre mund të përfshijë punësimin e më shumë grave dhe anëtarëve të ekipit të ndryshëm nga ana kulturore. Edhe pse mund të ndiheni të qetë me njerëz që ndajnë të njëjtat mendime apo kanë qëndruar me ju për një kohë të gjatë, mos u “mashtroni” nga kjo rehati. Punësimi i individëve që nuk duken, flasin ose mendojnë si mund t’ju lejojë të dilni nga ajo zonë rehatie që keni krijuar, gjë që dekurajon të menduarit inovativ.
Me pak fjalë, pasurimi i grupit të punonjësve tuaj me përfaqësues të gjinive, racave dhe kombësive të ndryshme është çelësi për të rritur potencialin e përbashkët intelektual të kompanisë suaj. Në të njëjtën kohë, ne duhet të sigurohemi që organizata të ketë praktika gjithëpërfshirëse në mënyrë që të gjithë të ndiejnë se mund të dëgjohen. E gjithë kjo mund t’i bëjë ekipet tuaja më të zgjuara dhe, në fund të fundit, ta bëjë organizatën tuaj më të suksesshme, pavarësisht nga qëllimet tuaja.