ADHD

Studiuesit thonë se të rriturit me ADHD mund të kenë jetëgjatësi më të shkurtër

Të rriturit të diagnostikuar me çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) mund të kenë një jetëgjatësi më të shkurtër se ata pa një diagnozë të tillë, sipas një studimi të ri. ADHD është një gjendje e karakterizuar nga shqetësimi, vështirësitë me përqendrimin dhe të vepruarit me impuls, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (NHS), ku më së shpeshti diagnostikohet te fëmijët nën moshën 12 vjeç.

Në një studim, u krahasuan më shumë se 30,000 të rritur me ADHD dhe u bazua në të dhënat anonime të kujdesit parësor nga 2000 deri në 2019. Studimi zbuloi se burrat e diagnostikuar me ADHD kishin një jetëgjatësi që u zvogëlua me 4.5 deri në 9 vjet, dhe grave me ADHD u reduktua jetëgjatësia nga 6.6 deri në 11 vjet krahasuar me ato pa diagnozë.

Josh Stott, autor i hulumtimit të ri, tha se ishte “thellësisht shqetësuese” që disa të rritur me ADHD mund të ke

“Njerëzit me ADHD kanë shumë pika të forta dhe mund të ecin përpara me mbështetjen dhe trajtimin e duhur. Megjithatë, shpesh atyre u mungon mbështetja dhe kanë më shumë gjasa të përjetojnë ngjarje stresuese të jetës dhe përjashtim social, duke ndikuar negativisht në shëndetin dhe vetëvlerësimin e tyre”, tha ai në një deklaratë.

Studiuesit paralajmëruan se ADHD tek të rriturit shpesh është nëndiagnostikuar, kështu që studimi mund të mbivlerësojë reduktimet e jetëgjatësisë, duke shtuar se nevojiten më shumë kërkime.

 

Studiuesit thanë në studim se reduktimi i jetëgjatësisë ka të ngjarë të shkaktohet nga “faktorët e rrezikut të modifikueshëm dhe nevojat e paplotësuara të mbështetjes dhe trajtimit” të ADHD dhe kushteve të tjera të shëndetit mendor dhe fizik.

Philip Asherson, një profesor i psikiatrisë molekulare në King’s College në Londër, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, shtoi në një deklaratë se ndërsa shkaqet e sakta të vdekjes së hershme janë të panjohura. “ADHD është e lidhur me norma më të larta të pirjes së duhanit, obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceri mes problemeve të tjera shëndetësore”.

Studimi i ri zbuloi, se vetëm një në 300 të rritur gjatë periudhës që ata studiuan kishin një diagnozë ADHD. Kjo përfaqësonte një në nëntë “nga numri i mundshëm i vërtetë i njerëzve me ADHD” bazuar në sondazhe, thanë studiuesit.

“Derisa të adresohet kjo, jetëgjatësia më e shkurtër e demonstruar në këtë studim ka të ngjarë të vazhdojë”, shtoi Asherson.

euronews.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top