Platforma më e re digjitale inovative EEEXPLORE Kosova është bërë publike në selinë më të re të kompanisë SPEEEX dhe ka për qëllim promovimin e Kosovës në diasporë: Zvicër, Gjermani, Austri dhe e gjithë Europa.
SPEEEX është një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata të rinj, të cilët flasin gjuhët: gjermane, frënge apo italiane dhe që duan të kontriubojnë me përkushtim për komunitetin e tyre dhe Kosovën.
Korporata SPEEEX është pioniere në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe shërbimeve të BPO-së (Business Process Outsourcing).
Drejtuesi i kompanisë SPEEEX, z. Fikret Murati tregoi para një audience se kohë më parë as nuk e kishte imagjinuar ta ftonte diasporën që të kthehej në Kosovë, por tani me krijimin e platformës së re, ndihet i sigurt t’i ftojë që t’i bashkohen rrugëtimit të tij.
Kryeministri i Kosovës u shpreh se: “SPEEEX është treguesi i qartë për ndikimin e mërgatës, bashkatdhetarëve tanë në veçanti për fuqinë dhe ndikimin ekonomik të saj nga Zvicra e këtu në Kosovë. Kosova është me fat që ka një mërgatë të tillë, njëkohësisht është me fat që një shtet mik si Zvicra ka krijuar hapësira dhe mundësi për integrimin e popullit tonë atje”.
Kërkesa që drejtuesit e SPEEEX kishin ishte që udhëheqësit e vendit të bashkëngjiten në ketë rrugëtim në mënyrë që të rinjtë mos të kenë nevojë të largohen nga Kosova.