Muzeu Metropolitan i Artit në New York ka njoftuar se instalacioni i artistit të mirënjohur, Petrit Halilaj, do të ekspozohet pikërisht aty. Petrit Halilaj do të prezantojë një instalacion specifik për Kopshtin e Çatisë së Muzeut, Iris dhe B. Gerald Cantor.
Komisioni për Kopshtin e Çatisë: Petrit Halilaj do të jetë i hapur nga data 29 prill deri më 27 tetor 2024. Ky titull përfshin disa nga elementët kryesorë të punës së artistit, duke theksuar lidhjen e thellë me historinë e Kosovës dhe përvojën personale të luftës si fëmijë refugjat. Gjithashtu, titulli përfshin fokusin e artistit në identitet, zhvendosje, histori personale dhe globale, si dhe identitetet queer.