Konfindustria

Konfindustria kërkon uljen e taksave në Bashkinë Tiranë

Konfindustria, duke u mbështetur në zhvillimet e fundit në Bashkinë Tiranë, që kanë nxjerrë problematika shqetësuese të menaxhimit të buxhetit, kërkon nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit të vendosi në mbledhje të jashtëzakonshme për uljen me të paktën 20% të vlerës së  përgjithshme të detyrimeve vendore për bizneset dhe qytetarët për vitin fiskal 2025 dhe në vazhdim.

Konfindustria vlerëson, se kërkesa mbështetet në mos përmbushjen në kohë të qëllimeve për të cilat në vite është kërkuar rritja e detyrimeve dhe vendosja e taksave të reja për qytetarët dhe bizneset e Bashkisë Tiranë. 

Përmendim si më kryesoret: – mossigurimin e furnizimit 24 orë me ujë, – pagesat e larta për djegësin e munguar të mbetjeve të ngurta,- vonesat e mëdha në ndërtimin e shkollave të reja, -transportit dhe parkimeve publike,- pyllit të ashtuquajtur orbital, – mungesën e impiantit të ujrave të zeza, që derdhen të papërpunuara, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe dëmtuar rëndë imazhin turistik të kryeqytetit. Gjithashtu, taksa e banesave, truallit dhe tarifat e ujit duhet të ulen ndjeshëm.

Konfindustria vlerëson, se analiza e zhvillimeve të fundit tregon, se nëse shmangen skandalet korruptive dhe përmirësohet menaxhimi i shpenzimeve buxhetore në prokurime dhe administrim të kompanive bashkiake, ulja e ngarkesës fiskale nuk do të ndikojë në sasinë e cilësisë dhe sasisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset e Bashkisë Tiranë.

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top