OriginAL është një program që ofron një tur edukativ dhe kulturor për të rinjtë e diasporës shqiptare në vendet e tyre të origjinës. Ai përfshin përvoja vullnetare dhe ka për qëllim të motivojë pjesëmarrësit të zbulojnë dhe të lidhen me rrënjët e tyre.

OriginAL është një program i pavarur, i lançuar në vitin 2022 nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation, me synime shumë ambicioze për të ndryshuar mënyrën se si brezat e rinj të diasporës e perceptojnë vendin e tyre të origjinës.

OriginAL ndryshon mënyrën se si të rinjtë e Diasporës Shqiptare e shohin atdheun e tyre duke promovuar njerëzit dhe mrekullitë e tij në mënyrën më reale. Besojmë se një nga pengesat kryesore në rrugën tonë drejt zhvillimit është mungesa e komunikimit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë mes nesh.

Programi OriginAL po transformon mënyrën se si të rinjtë shqiptarë rilidhen me trashëgiminë e tyre. Përmes këtij udhëtimi në vendet e të parëve, 150 të rinj tashmë kanë eksploruar rrënjët e tyre, duke forcuar identitetin kulturor dhe etnik, duke u lidhur me vendet e origjinës, dhe krijuar lidhje të qëndrueshme me bashkëmoshatarë nga 25 shtete.

Apliko këtu