Blue Ghost

Zbret në hënë sonda private “Blue Ghost”

Një sondë private, e pajisur me fshesë elektrike, trapan dhe pajisje të tjera eksperimentale për NASA-n, u ul të dielën në sipërfaqen e hënës. Ky është misioni më i fundit i një sërë kompanish që synojnë të bëjnë kërkime në hënë përpara misioneve madhore me astronautë.

Sonda “Blue Ghost” e kompanisë “Firefly” zbriti nga orbita hënore drejt një krateri në atë që njihet si pjesa më e afërt e hënës me Tokën ose që është gjithmonë përballë planetit tonë dhe mund të shihet me sy të lirë.

Qendra e kontrollit të fluturimit në Teksas konfirmoi uljen me sukses të sondës. Sonda “Blue Ghost”, që mban emirin e specieve të rralla të xixëllonjave, u lëshua nga Florida në muajin janar në një raketë të kompanisë SpaceX.

Dy kompani të tjera pritet të ndërmarrin misione të ngjashme gjatë javëve në vazhdim. Misionet e reja drejt hapësirës u paraprijnë planeve të NASA-s për kthimin e astronautëve në hënë dhe synimeve për zgjerimin e eksplorimeve të hapësirës së largët.

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top