Me një vend nderi për Shqipërinë, Panairi i Berlinit pritet të jetë një pikënisje e mirë e turizmit shqiptar për këtë vit.
Sipas të dhënave nga përfaqësuesit zyrtar, janë 41 kompani shqiptare që po oforjnë produktet dhe shërbimet e tyre për klientë dhe partnerë ndërkombëtarë.
Një delegacion i kombinuar mes sipërmarrjesh me fokus shërbimet e hoteleri turizmit kanë prezantuar ofertën shqiptare, e cila pritet të japë efektet e saj që këtë vit në turizmin vendas. Mes tyre janë edhe 5 biznese të reja, të pranishme së fundi në treg.
Pritshmëritë e ekpertëve janë për mbërritjen e rreth 500 mijë turistësh gjermanë gjatë këtij viti.
Panairi i turizmit, ITB Berlin 2025 ka nisur të hënën e 3 Marsit dhe përfundon të enjten, më 6 Mars. Shqipëria po prezanton trashëgiminë e saj të pasur natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit nën sloganin “Albania All Senses”.