Tik Tok

Qeveria shqiptare miraton vendimin për mbylljen e TikTok-ut për një vit

Qeveria ka marrë vendimin për mbylljen e përkohshme të platformës TikTok në vend, duke kufizuar aksesin për një periudhë 12-mujore.

Ministrja e Arsimit deklaroi:

“Qeveria ka ndërmarrë një seri vendimesh të rëndësishme sot. Së pari, kemi marrë vendimin për mbylljen e përkohshme të platformës TikTok për shkak të efekteve negative që mund të ketë. Kemi zhvilluar një sërë konsultimesh me prindërit mbi ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët.

Brenda pak ditësh, do të ndërpritet aksesi në këtë platformë. Kufizimi do të zgjasë për një periudhë 12-mujore, duke na dhënë kohë për të marrë masat e nevojshme në bashkëpunim me përfaqësuesit e TikTok. Ky vendim ka në fokus interesin e fëmijëve dhe të rinjve”, u shpreh ministrja.

Ky vendim vjen në kuadër të masave të qeverisë për të rritur mbrojtjen e të rinjve nga ndikimet e dëmshme të rrjeteve sociale.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top