Mikroplastika e bën më të vështirë efikasitetin e ilaçeve, thonë studiuesit
Sipas një studimi të ri bakteret e ekspozuara ndaj mikroplastikës mund të bëhen rezistente ndaj antibiotikëve.
Studiues nga SHBA analizuan se si reagojnë bakteret kur ekspozohen ndaj përqendrimeve të ndryshme të mikroplastikës, grimca të vogla plastike më pak se pesë milimetra, të pranishme kudo në mjedis dhe trupin e njeriut.
Ata përdorën Escherichia coli (E. coli), një bakter i zakonshëm që mund të ketë shtame patogjene dhe të shkaktojë infeksione si helmimi ushqimor.
Më pas, studiuesit testuan katër antibiotikë të zakonshëm.
Sipas gjetjeve të publikuara në revistën Applied and Environmental Microbiology, kur biofilmi dhe mikroplastika kombinoheshin, ilaçet nuk funksiononin.
“Zbuluam se biofilmet mbi mikroplastikë, krahasuar me sipërfaqe të tjera si qelqi, ishin shumë më të forta dhe më të trasha, si një shtëpi me shumë izolim,” shtoi Gross.
Ndër plastikat e testuara, polistireni kishte ndikimin më të madh në zhvillimin e rezistencës, shkruan autorët.
Një rrezik i madh për shëndetin publik
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron rezistencën antimikrobiale (AMR) si një nga kërcënimet më të mëdha globale për shëndetin publik.
AMR e bën më të vështirë trajtimin e baktereve, viruseve, kërpudhave dhe parazitëve, duke rrezikuar shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve.
Në vitin 2020, më shumë se 865,000 infeksione rezistente ndaj antibiotikëve ndodhën në vendet evropiane, dhe mbi 35,000 njerëz humbën jetën për shkak të këtyre infeksioneve.
“Fakti që mikroplastika gjendet kudo përreth nesh, dhe akoma më shumë në vende të varfra ku kushtet sanitare mund të jenë të kufizuara, është një aspekt shqetësues i këtij fenomeni,” tha Muhammad Zaman, profesor i inxhinierisë biomjekësore në Universitetin e Bostonit.
“Ka shqetësime se kjo situatë mund të paraqesë një rrezik më të lartë për komunitetet e margjinalizuara, duke nënvizuar nevojën për vigjilencë më të madhe dhe studime më të thelluara mbi ndërveprimin mes mikroplastikës dhe baktereve,” shtoi ai.
Studime të mëparshme kanë treguar se popullatat e zhvendosura me forcë janë në rrezik më të lartë për t’u ekspozuar ndaj rezistencës antimikrobiale, për shkak të kushteve të jetesës në kampe të mbipopulluara dhe pengesave në qasjen ndaj sistemit shëndetësor.
Ekspertët kërkojnë më shumë kërkime mbi këtë temë, pasi studimi u krye në “kushte të kontrolluara laboratorike”, tha Shilpa Chokshi, profesoreshë në Universitetin e Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kjo ishte një studim laboratorik me E. coli dhe katër antibiotikë në kushte të kontrolluara, që nuk pasqyron plotësisht kompleksitetin e botës reale. Nevojiten kërkime të mëtejshme për të vlerësuar nëse këto efekte përkthehen në infeksione te njerëzit apo në mjedis,” shtoi Chokshi, e cila nuk ishte pjesë e studimit.