bisedime

Si të tregoni më shumë siguri në biseda ose takime: Zëvendësoni “mendoj” me “rekomandoj”

Të gjithëve na ka ndodhur të jemi në një takim, në një bisedë me miqtë apo edhe duke shkruar një mesazh dhe dy fjalë rrëshqasin pa u menduar:
“Mendoj se duhet të zgjedhim opsionin A.”
“Mendoj se duhet të shohim këtë film.”
“Mendoj se duhet të nisim në orën 7.”

Megjithëse fjala “mendoj” mund të duket e padëmshme në disa raste, përdorimi i tepërt dhe në kontekstin e gabuar mund të dobësojë besedat tuaja, të zvogëlojë ndikimin që keni dhe të minojë sigurinë në veten tuaj.

Pse fjala “mendoj” tregon gjuhën e pasigurisë?!

Fjala mendoj është një shembull i gjuhës zvogëluese: fjalë dhe shprehje që e bëjnë komunikimin tuaj të tingëllojë më pak i sigurt. Disa prej këtyre fjalëve përfshijnë vetëm ndoshta dhe më fal.

Edhe pse mund të duken të sjellshme, këto shprehje mund ta dobësojnë besueshmërinë tuaj dhe ta bëjnë më të lehtë që idetë tuaja të mos merren seriozisht, sidomos në një kontekst profesional.

Në vend që të thoni mendoj, përdorni Rekomandoj. Krahasojini këto dy fjali:

“Mendoj se duhet të shtyjmë afatin”  ,   “Rekomandoj që të shtyjmë afatin.”

E para tingëllon e pasigurt, ndërsa e dyta është më autoritative dhe vepruese. Edhe nëse mesazhi është i njëjtë, mënyra si e shprehni bën një ndryshim të madh në mënyrën se si perceptoheni. Ja si ta bëni të mundur këtë.

Në vend të: Mendoj se duhet të zgjedhim propozimin e dytë.”
Rekomandoj të zgjedhim propozimin e dytë.

Në vend të: “Mendoj se duhet ta vendosim këtë projekt si prioritet.”
Rekomandoj që ky projekt të jetë prioritet.

Në vend të: “Mendoj se duhet ta provosh këtë restorant.”
Rekomandoj të provosh këtë restorant.

Në vend të: “Mendoj se duhet ta ndryshosh rezervimin.”
Rekomandoj të ndryshosh rezervimin.

Ndryshimi është i vogël, por ka një ndikim të madh. Duke përdorur Rekomandoj, ju tingëlloni më të vendosur dhe të sigurt në atë që thoni, duke forcuar ndikimin tuaj në komunikim.

Ka raste kur ndiheni të pasigurt për një rekomandim ose dëshironi të jeni më të kujdesshëm në shprehjen tuaj. Në këto situata, mund ta përdorni Rekomandoj duke shtuar një element mbështetës:

Bazuar në përvojën time, rekomandoj…”

“Duke u bazuar te të dhënat, do të rekomandoja…”

“Nga ajo që kam vënë re, do të rekomandoja…”

Në këtë mënyrë, deklarata juaj mbetet e fuqishme, ndërsa i lini hapësirë diskutimit dhe reflektimit.

Si ta zhdukni shprehinë “mendoj”?!

Ndryshimi i një zakoni të rrënjosur kërkon kohë dhe praktikë. Ja disa strategji për ta bërë këtë më lehtë:

  • Dëgjoni veten. Filloni të vini re sa shpesh thoni “mendoj” dhe në cilat situata e përdorni më shumë. Ju mund të habiteni nga sa shpesh e thoni këtë fjalë.
  • Kërkoni ndihmë. Lini miqtë apo kolegët t’ju sinjalizojnë kur e përdorni këtë shprehje që të mund të bëheni më të vetëdijshëm për të.
  • Bëni një pauzë para se të flisni. Të folurit më ngadalë dhe me pauza ju bën të tingëlloni më autoritarë dhe të sigurt. Kjo gjithashtu ju jep mundësinë të ndaloni veten përpara se të thoni “mendoj” dhe ta zëvendësoni me një fjalë më të fortë.
  • Vëzhgoni shkrimet tuaja. Shprehja “mendoj” shpesh rrëshqet edhe në komunikimin e shkruar, veçanërisht në emaile apo mesazhe të shpejta. Para se të dërgoni një mesazh, lexojeni edhe një herë për të parë nëse mund ta bëni më të qartë dhe më të drejtpërdrejtë.

Të komunikuarit me vetëbesim nuk ka të bëjë vetëm me atë çfarë thoni, por edhe me si e thoni. Duke zëvendësuar “Mendoj” me “Rekomandoj”, do të tingëlloni më të sigurt në punë dhe më të vendosur në jetën e përditshme.

cnbc

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top