Kreditimi në mikrofinancë rritet me 12% gjatë 2024

Familjet dhe bizneset shqiptare morën mbi 400 milionë euro kredi tek institucionet e mikrofinancës gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave paraprake të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare, kreditimi u rrit mbi 12% krahasuar me një vit më parë, ndërsa i njëjti trend rritje ka qenë edhe gjatë 2023.

Më shumë kredi janë dhënë ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme, sipas raportit. Vlera mesatare e kredisë është rritur nga 7,500 euro ne 8,400 euro per kredi.

Rreth 25 mijë biznese familjare mbështeten çdo vit nga mikrofinanca, ndërsa për çdo kredi të dhënë një biznesi të ri krijohen 3 vende pune, vlerëson Shoqata. Sipas anëtarëve të mikrofinancës, veprimtaria e sektorit mbështetet nga llogaritë kapitale dhe huatë e marra nga investitorët, apo sektori bankar, ndërkohë që skemat sovrane të ofruara nga qeveria mbeten eksluzivitet i bankave dhe nuk ndihmojnë në zbutjen e kostove të kredisë për segmentet e shërbyera nga mikrofinanca.

ëKredia e re për individë u rrit 24% si në vëllim, ashtu edhe në numër.  Kredia mesatare e dhënë për individë mbetet në të njëjtin nivel me 2023 në vlerën 82 mijë lekë.

Mikrofinanca vijon të jetë huadhënësi kryesor në bujqësi nisur nga modeli i biznesit dhe prania e zonave rurale. Kredia për bujqësinë u zgjerua me 31%, ndërsa kredia mesatare e dhënë mbeti në nivelin 2,800 euro për kredi. Kreditim ka vijuar edhe për turizmin, tregtinë dhe riparimin e automjeteve.

Kredia me probleme në këtë sektor mbetet në kufijtë e 6.28%, e cila sipas shoqatës së Mikrofinancës, vjen nga praktikta e mira të menaxhimit të rrezikut për shkak të bazës së lartë të diversifikimit të klientelës.

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top