Kur dëgjon fjalët “kontrollo mënyrën e të menduarit”, ndoshta nuk e lidh menjëherë me mënyrën se si kryen punët e tua të përditshme në biznes. Por ja diçka që ndoshta nuk e ke konsideruar më parë: mënyra se si e percepton punën tënde ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si e kryen atë.
Trajneri i produktivitetit tregon se, shpesh shikon tri bllokime kryesore mendore që i pengojnë njerëzit në punën e tyre. Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për ndonjë bllokim mendor, frikë ose rezistencë që nuk adresohet siç duhet.
Edhe kur një person është i vetëdijshëm për këto pengesa, mund të refuzojë të ndërmarrë hapa pozitivë për të ndryshuar mënyrën e të menduarit. Ai sygjeron të merrni parasysh nëse ndonjë nga këto bllokime mendore ka ndikim tek produktiviteti juaj në biznes.
Bëni zgjedhjet tuaja
Ku po e pengon veten? Vetëm sepse e ke bërë gjithmonë një punë në një mënyrë të caktuar, nuk do të thotë se duhet të vazhdosh kështu.
Shpesh, njerëzit pa dashje sabotojnë rrjedhën e tyre të punës duke menduar se duhet të ndjekin një metodë të caktuar. Për shembull, ata hezitojnë përdorimin e aplikacioneve digjitale apo planeve në letër, edhe pse e dinë që preferojnë letrën. Ose vazhdojnë të përdorin një këshillë produktiviteti që u ka pëlqyer të tjerëve, por që për ta nuk funksionon.
Në fund, ata ndihen keq dhe nuk i japin vetes leje për të zgjedhur mënyrën që u përshtatet më mirë.
Si e kontrollon ti mënyrën e të menduarit në punën tënde? A e detyron veten të përdorësh një aplikacion planifikimi që nuk të pëlqen? A e ke të vështirë të përballosh detyrat administrative kur ndihesh i lodhur?
Mendo ku po i vë vetes kufizime të panevojshme në punën e përditshme. Nëse diçka të duket e vështirë apo e parehatshme, ndoshta është koha të ndryshosh qasjen tënde.
Ruaj kufijtë
Vendosja e kufijve mes jetës profesionale dhe asaj personale është thelbësore për të ruajtur një ekuilibër të shëndetshëm. Një fillim i mirë është përcaktimi i orareve të sakta të punës në ditarin tënd.
Por këtu është problemi kryesor: Nuk mjafton vetëm vendosja e kufijve, duhet gjithashtu të kontrollosh mënyrën e të menduarit për t’i zbatuar ato me sukses.
Mund të hasësh vështirësi gjatë zbatimit të kufijnjëve të vendosur. Duhet të mësosh të thuash “jo” ndaj kërkesave të papritura, të shtysh takime ose të refuzosh projekte të cilat nuk ke kapacitetin t’i realizosh. Nëse nuk e bën këtë, ai që përfundimisht dëmtohet je ti dhe ekuilibri yt mes punës dhe jetës personale.
Ku po lejon që kufijtë e tu të shpërfillen? A pranon telefonata jashtë orarit të punës ose punon deri në orët e vona edhe kur nuk është e nevojshme? A i shmang pushimet e drekës për të vazhduar punën apo e shtyn pafundësisht pushimin me familjen?
Nëse puna dhe jeta jote personale po ngatërrohen pa kufij të qartë, atëherë është koha të vendosësh dhe t’i mbrosh ato me seriozitet.
Lejoje veten të bësh punën tënde
Si po i jep vetes mundësinë të realizosh punën tënde çdo ditë? Kjo qasje e zhvendos vëmendjen nga problemet drejt zgjidhjeve aktive për të përmirësuar produktivitetin.
Cilët hapa konkretë ke ndërmarrë për ta lehtësuar procesin e punës tënde? Ku mund të bësh ndryshime në qasjen tënde mendore për të qenë më i fokusuar dhe më i sigurt?
Ndoshta duhet të rezervosh në kalendar kohë të pandërprerë për të përfunduar një raport të rëndësishëm. Ose ndoshta është koha të vendosësh takime të rregullta me ekipin për të ruajtur organizimin dhe bashkëpunimin.
Ndonjëherë, thjesht vendimi për t’i dhënë vetes hapësirën dhe mundësinë për të punuar pa pengesa mund të sjellë ndryshime të mëdha dhe të rrisë rezultatet.