Adolescence

Adolescence: Shikueshmëri rekord, seriali i Netflix motiv për të bërë ndryshime

Seriali dramatik i Netflix, Adolescence, ka bërë histori duke u bërë seriali i parë në një platformë streaming që ka arritur të udhëheqë listat e audiencës javore në Mbretërinë e Bashkuar.

Episodi i parë dhe i dyti i serialit mbajtën dy vendet e para gjatë javës së lançimit, nga data 10 deri më 16 mars, sipas të dhënave që ka nxjerrë Barb.

Episodi i parë tërheq 6.45 milionë shikues, ndërsa episodi i dytë regjistroi 5.9 milionë shikues, duke mposhtur programin e tretë më të shikuar, The Apprentice, me rreth 1.5 milionë shikues më shumë.

Seriali, flet për vrasjen e një shoqeje klase nga një djalë 13-vjeçar, i nxitur nga rrjetet sociale, ka bërë jehonë që nga debutimi i tij.

Thorne, bashkautor i serialit, ka kërkuar nga qeveria që të ndalojë përdorimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 16 vjeç. Pas transmetimit të serialit, sekretarja e arsimit, Bridget Phillipson, tha se do të shqyrtojë ndalimin e telefonave inteligjentë në shkollat e Anglisë.

Departamenti i arsimit do të monitorojë një grup shkollash për të kuptuar efektivitetin e këshillave dhe për herë të parë, do të nisë një analizë të thelluar të sondazhit kombëtar të sjelljes në shkolla për të studiuar mënyrat më të suksesshme të mbikëqyrjes së ndalimeve.

Deputetja e Partisë Laburiste, Anneliese Midgley, ka thënë se seriali duhet të shfaqet në parlament dhe shkolla, duke argumentuar se mund të ndihmojë për të luftuar misogjininë dhe dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Gjatë pyetjeve për kryeministrin javën e kaluar, Keir Starmer tha se e kishte parë serialin në shtëpi me vajzën e tij 14-vjeçare dhe djalin 16-vjeçar.

“Është një dramë shumë, shumë e mirë,” tha ai. “Kjo dhunë që ushtrohet nga djemtë e rinj, të ndikuar nga ajo që shohin online, është një problem i vërtetë. Është e tmerrshme dhe duhet ta trajtojmë këtë.”  Theguardian

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top