Bëj Gjëra të Vështira

10 mesazhe nga libri i Steve Magness “Bëj Gjëra të Vështira”

Shkruar nga Jeremiah Kobina Egyabeng

Po sikur gjithçka që mendojmë rreth qëndresës të jetë e gabuar?

Në librin “Bëj Gjëra të Vështira: Pse e Kuptojmë Gabim Qëndresën dhe Shkenca Befasuese e Vërtetë e Forcës“, nga Steve Magness sfidon idenë e vjetëruar se qëndruesa është thjesht forcë brutale, shtypje e emocioneve apo “shtrëngimi e dhëmbëve” për të kaluar dhimbjen po ashtu. Në vend të kësaj, ai prezanton një model të ri të forcës së brendshme – të bazuar në vetëdije, përshtatje dhe forcë të brendshme.

Por si mund ta zhvillojmë qëndresën e vërtetë në një botë që shpesh lavdëron pritshmëritë jorealiste?
Po sikur forca e vërtetë të mos jetë thjesht për të duruar verbërisht, por për të mësuar si t’u përgjigjemi me zgjuarsi sfidave?

Ja disa mësime kyçe nga “Bëj Gjëra të Vështira”:

  1. Qëndresa e vërtetë nuk është të injorosh dhimbjen – është ta kuptosh atë
    Modeli i vjetër thotë “Injoroje dhimbjen dhe vazhdo përpara.” Por qëndresa e vërtetë vjen nga njohja e parehatisë, kuptimi i saj dhe përgjigjia në mënyrën që ndihmon rritjen afatgjatë.
  2. Vetë-dhembshuria ndërton më shumë qëndresë se vetë-kritika
    Shumë mendojnë se të jesh i ashpër me veten të forcon, por kërkimet tregojnë të kundërtën. Të jesh i dhembshur me veten, veçanërisht kur dështon, ndihmon në rimëkëmbje dhe ndërtimin e forcës mendore.
  3. Kontrollo reagimin tënd, jo rrethanat
    Njerëzit e fortë nuk përpiqen të kontrollojnë çdo gjë përreth tyre – ata fokusohen në mënyrën si përgjigjen. Përshtatshmëria është çelësi për të duruar dhe për të pasur sukses nën presion.
  4. Emocionet janë një mjet, jo një dobësi
    Shtypja e emocioneve nuk të bën më të fortë – të bën më të brishtë. Të mësosh t’i pranosh, t’i përpunosh dhe t’i përdorësh në mënyrë strategjike të ndihmon të marrësh vendime më të mira dhe të rezistosh më gjatë.
  5. Vetëbesimi ndërtohet me përgatitje, jo me mendime pozitive
    Të thuash vetes “Unë mundem” nuk mjafton. Vetëbesimi i vërtetë ndërtohet me përgatitje, fitore të vogla dhe përballje të përsëritura me vështirësitë.
  6. Performuesit më të mirë përballen me parehati – Por, me maturinë e duhur
    Në vend që të shtyjnë verbërisht përtej kufijve, njerëzit e qëndrueshëm mësojnë të tolerojnë parehatinë gradualisht. Ata zgjerojnë kufijtë e tyre në mënyrë të kontrolluar.
  7. Forca është të jesh i pranishëm në presionin aktual
    Të mos frikësohesh nga dështimet e ardhshme apo të mos ngecesh në të kaluarën – qëndresa e vërtetë vjen nga angazhimi në momentin aktual.
  8. Vendosmëria nuk është kurrë-mosdorëzimi – është të dish kur të ndryshosh
    Të qëndrosh me kokëfortësi në një plan që nuk funksionon nuk është forcë – është mungesë vetëdijeje. Qëndrueshmëria përfshin edhe fleksibilitetin për të ndryshuar drejtimin kur është e nevojshme.
  9. Nuk ke nevojë të kesh zërin më të lartë për të qenë i fortë
    Shpesh e lidhim forcën me agresivitetin apo dominimin. Por, vetëbesimi i heshtur, qetësia e brendshme dhe reagimet e balancuara janë shenjat e vërteta të forcës.
  10. Njerëzit më të fortë gjejnë kuptim në vështirësi
    Sfidat janë të pashmangshme, por ata që kanë qëndrueshmëri të vërtetë nuk i durojnë thjesht – ata gjejnë kuptim në to dhe i përdorin si mundësi për rritje.

Pra, ëndrueshmëria nuk është thjesht forcë fizike apo mendore e verbër. Është vetëdije, përshtatshmëri dhe përkushtim inteligjent.
Ndaj, pyetja e vërtetë është: A je gati ta rishikosh çfarë do të thotë të jesh i fortë?

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top