shkrim dore

Përfitimet e të shkruarit me dorë

A keni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi i dorës nxit trurin më shumë se daktilografia digjitale.

Metoda e vjetër stimulon një rrjet më gjerë të veprimtarisë së trurit sidomos në zonat parietale dhe qendore. Këto zona janë përgjegjëse për krjimin e kujtesës dhe përpunimin e informacionit vizual dhe kanë rëndësi thelbësore për përftimin e informacionit të ri.

Dikush duke shkruar me dorë
Shkrimi me dorë rrit aktivitetin e truritFotografi: ajabenq12741/Pond5 Images/IMAGO IMAGES
Shkrimi me dorë rrit aktivitetin e trurit

Studimi tregoi se kur studioni duke mbajtur shënime në kompjuter apo telefon, truri shfaq aktivitet thuajse minimal.

Shkrimi me dorë rrit aktivitetin e trurit përmes lëvizjes së dorës, e cila ndihmon të mbash mend dhe të kuptosh.

Gjetjet rekomandojnë që shkrimi me dorë të jetë pjesë e pandashme gjatë arsimimit sidomos në vitet e para të jetës.

Një grua duke punuar në kompjuter
Shkrimi me dorë duhet përdorur krahas mjeteve digjitaleFotografi: Zoonar/picture alliance

Gjithsesi në epokën e sotme është e rëndësishme që të njerëzit të ruajnë një lloj barazpeshe mes shkrimit me dorë dhe përdorimit të mjeteve digjitale.

Shkrimi me dorë bën mirë për të mësuarit dhe kujtesën, por shënimet me kompjuter përveçse janë më të shpejta, janë gjithashtu me vlerë për të mbajtur shënime fjalë për fjalë.

DW

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top