spitalet

Përqendrimi i shërbimeve në QSUT në 2024, nxjerr jashtë funksionit spitalet rajonale

Fluksi i shërbimeve spitalore, por edhe vizitave ambulatore u përqendrua më tej në Qendrën Spitalore Nënë Tereza (QSUT) gjatë vitit të kaluar, duke e rritur me tej ngarkesën në një kohë që burimet njerëzore dhe ato të financimit mbeten të njëjta.

Të dhënat zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) tregojnë se QSUT u përball me një fluks të lartë të vizitave ambulatore të specializuara, ndërkohë që përpunoi 44 % të shtrimeve spitalore.

QSUT realizoi 562,397 të vizita ambulatore të specializuara ose 48 për qind më shumë se në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë rritje të përgjithshme me 43 % të vizitave ambulatore të specializuara në pesë spitalet universitare të Tiranës gjatë vitit 2024 ose 621,117 vizita, krahasuar me 2023-in ku u realizuan 435,115 vizita. QSUT mban pothuajse të gjithë peshën e rritjes me 91 % të totalit të vizitave.

Kjo rritje tregon për centralizim të shërbimeve spitalore në QSUT për pacientët me patologji komplekse. Gjithashtu fluksi i lartë lidhet me mungesën e aparaturave në spitalet e tjera rajonale dhe ato bashkiake.

Teksa QSUT kryen më shumë se 90% të vizitave ambulatore të specializuara dhe realizon gati gjysmën e shërbimit spitalor në vend, mori vetëm 23 për qind të fondit spitalor që i është alokuar gjithë rrjetit të spitaleve publike për 2024.

Centralizimi në QSUT i shërbimeve mjekësore sjell sfida në aspektin e menaxhimit.

Nëse volumi i vizitave 2025 rritet me nevojiten dhjetëra mjek shtesë në QSUT vetëm për ruajtjen e normës aktuale mjek/pacient.

Përqendrimi i shërbimit në QSUT tregon spitalet rajonale tashmë nuk funksionojnë as për trajtim të patologjive të nivelit të ulët dhe mesatar.

Në spitalet rajonale dhe ato bashkiake ka mungesë të theksuar të mjekëve dhe pothuajse mungojnë aparaturat që ndihmojnë në vënien e diagnozave. Në vend që spitalet rajonale të fuqizohen me tej, nga viti në vit ato ofrojnë më pak shërbime duke rritur me tej ngarkesën në QSUT.

grafik

Monitor

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top