Sopranoja Ermonela Jaho vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Koncert i titulluar “Rikthimi i Dallëndyshes” i cili do të udhëhiqet nga dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli shënon rikthimin e sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho në atdhe.
“Krenaria jonë në çdo skenë ndërkombëtare lirike, Ermonela Jaho, pasi ka “shtegtuar” në mbarë botën, rikthehet aty ku nisi gjithçka, në Shqipëri”, shkruhet në një postim në rrjetet sociale TKOB
Koncerti i datës 4 gusht do të sjellë në skenë sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare, si dhe tenorin amerikan Charles Castronovo.
Koncerti ka edhe mbështetjen e institucioneve të rëndësishme në vend dhe partnerëve të TKOB nga biznesi.