Erion Yzeiraj

Episodi i dytë i Think Big sjell në fokus Vitalux, kompaninë me pasionin për ndriçimin!

Në episodin e dytë të sezonit të tretë të “Think Big”, do të njihemi me historinë e veçantë të një sipërmarrësi që vendosi të sfidojë rrugën e zakonshme të karrierës – dhe të ndriçojë, në kuptimin e plotë të fjalës, industrinë shqiptare. Bëhet fjalë për Erion Yzeirin, themeluesin e Vitalux, një prej kompanive lider në tregun e ndriçimit në Shqipëri.

Themeluar në vitin 2016, Vitalux lindi nga pasioni i një stafi të ri dhe energjik për teknologjinë dhe ndriçimin. Megjithëse themeluesi i saj, Erion Yzeiri, kishte një formim në fushën e shkencave politike, dëshira për të ndërtuar një biznes inovativ e çoi drejt krijimit të një kompanie që shumë shpejt do të bëhej një ndër liderët e tregut.

Në më pak se një dekadë, Vitalux ka kaluar nga një iniciativë ambicioze në një kompani me praninë e saj të fortë në tregun shqiptar dhe rajonal. Me një portofol të gjerë produktesh teknike dhe dekorative, Vitalux është sot distributori zyrtar i disa prej markave më të njohura ndërkombëtare si GE Lighting, Meanwell, Sylvania Lighting dhe shumë të tjera.

Ajo që e dallon Vitalux në treg është qasja gjithëpërfshirëse ndaj projekteve. Kompania ofron zgjidhje të plota: nga konsulenca dhe dizajni teknik, deri te implementimi dhe mirëmbajtja pas realizimit të projektit. Me një staf të specializuar dhe bashkëpunime të ngushta me partnerë lokalë e ndërkombëtarë, Vitalux garanton cilësi dhe jetëgjatësi në çdo projekt.

Një nga elementët më të rëndësishëm në filozofinë e punës së Vitalux është bashkëpunimi. Kompania operon në sinergji të plotë me arkitektë, projektues, inxhinierë dhe furnitorë për të sjellë zgjidhje moderne dhe efikase që përputhen me nevojat e çdo klienti.

Pas shumë bashkëpunimesh të suksesshme dhe me një rrjet klientësh që i kanë besuar vazhdimisht, Vitalux synon rritjen e mëtejshme në industrinë e ndriçimit, duke sjellë teknologjitë më të fundit dhe standardet më të larta të performancës.

video promo:

businessmag

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top