Nga viti 2008 deri në 2024, pesha e financimit të huaj në investimet kapitale publike në Shqipëri ka ndjekur një tendencë rënëse.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në vitin 2008, financimi i huaj për investime kapitale përbënte 2.3% të PBB-së, ndërsa në vitin 2024 kjo shifër zbriti në vetëm 0.6%.
Kjo përfaqëson një ulje prej më shumë se 1.5 pikë përqindjeje në raport me PBB-në gjatë dy dekadave, një rënie që pasqyron shfrytëzimin më të ulët të kredive dhe granteve të huaja për financimin e infrastrukturës dhe projekteve të mëdha.
Në vitin 2008, financimi i huaj mbulonte 54.8% të shpenzimeve kapitale. Nga viti 2016 deri në 2022, kjo përshë ra në nivele midis 27% dhe 36%.
Në vitin 2024, financimi i huaj zë rreth 14% të totalit të shpenzimeve kapitale, ndërsa në vitin 2025 parashikohet në 15.2% (0.7 nga 4.6%).
Ky reduktim relativ tregon për një rritje të varësisë nga financimi i brendshëm, përfshirë buxhetin e shtetit dhe të ardhurat tatimore.
Shkak për këtë rënie është zbatimi më i ngadalët i projekteve të huaja, sidomos atyre me komponent të lartë teknik e procedural (p.sh., energjia, transporti). Nga ana tjetër zhvillimi i tregut të brendshëm financiar, që ka lejuar huamarrje më të lirë nga burimet vendore.
Rënia e financimit të huaj mund të sjellë disa sfida sidomos në mungesën e hapësirës për projekte madhore, që kërkojnë angazhim financiar afatgjatë. Ai mund të nxisë zhvillim të pabarabartë rajonal, nëse fondet e huaja që zakonisht synojnë zonat më të varfra mungojnë.
Pesha e financimit të huaj në shpenzimet kapitale ka rënë ndjeshëm si në vlerë absolute ashtu edhe relative ndaj PBB-së. Kjo tendencë flet për rritje të vetë-financimit nga qeveria shqiptare. Në një moment kur kërkesat për investime në infrastrukturë, energji dhe mjedis janë të larta, shqyrtimi i rolit të financimit të huaj mbetet kritik për agjendën e zhvillimit të vendit.
Sakaq, borxhi i nënshkruar, i tërhequr i qeverisë shqiptare kaloi të 2 miliardë euro në tremujorin e parë të vitit 2025 duke shënuar një rritje të fortë me rreth 43% në krahasim me fundin e vitit 2024. Të dhënat e fundit nga Ministria e Financave tregojnë se kredia e re e nënshkruar, por ende e padisbursuar, u dyfishua në tre vite. Kjo do të thotë se stokun aktual të projektit të bolshëm për reformë, por do të duhen përmirësime në ritmin e tërheqjes së këtyre fondeve.
Në rritjen e fortë të borxhit të nënshkruar, jo të tërhequr, kanë ndikuar firmosja nga qeveria shqiptare e kredisë 627 milion euro me Bashkimin e Europian për reforma e zgjerimit. Në vitin 2024 u shlyen rreth 653 milion euro, një rënie prej 26% krahasuar me 2023. Këto dy ndikim pozitiv në stokun e borxhit, por nëse ritmi i tërheqjes ngelet i ulët do të ketë pasoja në performancë.