sistem

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar parashikohet të kushtojë të paktën 1.7 milionë euro për dy vitet e ardhshme. ​ Ministria e Financave, përgjegjëse për këtë sistem, ka kërkuar përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) zhvillimin e procedurës që parashikon këtë shërbim. ​

“Ky sistem është një zgjidhje e vatrne, plotësisht e integruar, homogjene që shërben për maksimizimin e efikasitetit dhe transparencës së planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit”, thuhet në dokumentet e procedurës.

​ Të njëjtat sqarojnë edhe komponentët kryesorë që ka kjo procedurë, që lidhen me aspektet softuerike si dhe infrastrukturën mbështetëse. ​ “Objektivi kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit Financiar Shqiptar (Albanian Financial Management Information System – AFMIS) në çdo komponent të tij, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës 99.95% dhe për të gjithë komponentët dhe shërbimet e ofruara nga ky sistem. ​ Komponentët kryesorë të sistemit AFMIS, objekt i mirëmbajtjes së kësaj kontrate janë: i) Sistemi AFMIS në të gjitha komponentët e tij softuerikë që përfshin modulet informatike si më poshtë vijon:

  • Web portali i Arkivës Elektronike (AFMIS Web Portal) ​
  • Medium-Term Budget Planning (MTBP) ​
  • Public Investment Management (PIM) ​
  • Budget Project Portfolio Monitoring (BPPM) ​
  • Integrimi i sistemit AFMIS me SIIFQ ​
  • Ndërfaqet e Integrimit AFMIS me sistemet e tjera (SIFQ, IPSIS, APP, EAMIIIS, HRMIS). ​

ii) Infrastruktura mbështetëse e sistemit që konsiston në pajisjet fizike (servera fizikë dhe virtualë, storage, pajisje rrjeti në site primar dhe sekondar, si dhe shërbimet mbështetëse të infrastrukturës si p.sh. ​ virtualizim dhe cluster-izim”, thuhet në dokument. ​ Po kështu operatori ekonomik duhet t’i ofrojë edhe shërbimin konsulence autoritetit kontraktor.

Monitor

Citimi i Ditës
Albanian Edition

“Brenda teje është një forcë më e madhe se çdo pengesë.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top