Lojërat Olimpike Verore 2024, e quajtur zyrtarisht si Paris 2024, është një ngjarje e ardhshme ndërkombëtare shumë-sportive e planifikuar të zhvillohet nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024 në Francë, me disa gara që fillojnë sot (e mërkurë) më 24 korrik.
E njohur edhe si Stafeta e pishtarit, tashmë ka mbërritur në Paris dhe kësaj ceremonie i është bashkuar edhe një shqiptar.
Ditën e sotme, në pritje të fillimit të Lojërave Olimpike me ceremoninë e mbajtjes së flakës Olimpike, ndër pak të ftuarit ka qenë edhe Shkumbin Muçolli, i cili është shqiptari i parë në histori që mban flakën Olimpike.
Z.Muçolli, i cili është drejtuesi i markës ikonike amerikane Burger King për Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Mali i Zi dhe Bullgari, ka treguar eksperiencën e tij në një prononcim për Telegrafin, nga Parisi.
“Një super eksperiencë e cila mund të përshkruhet vetëm me pjesëmarrjen dhe jam krenar që drejtoj një kompani e cila futet në renditje dhe pranon ftesa nga partnerët global të Komitetit Olimpik siç është TheCocaCola Company”, ka thënë ai.