AGE FORUM, një urë mes bizneseve të konsoliduara dhe sipërmarrjeve të reja shqiptare. Zhvillohet konkursi i 10 startupeve të Women Startup Competition Albania

Si një pikë lidhëse mes bizneseve të maturuara dhe ideve të reja, mes sipërmarrjeve shqiptare nëpër botë dhe atyre që lindin e zhvillohen në Shqipëri, ka hedhur këtë vit hapin e parë “AGE Forum”. Një urë komunikimi mes sipërmarrësve, ekspertëve, organizatave dhe institucioneve që synojnë partneritete.
Me dy panele diskutimi mbi sfidat e sipërmarrjes në Shqipëri dhe përjetimeve të viteve të para të bizneseve të reja, të ftuarit patën mundësi të shohin një panoramë të qartë të asaj që duhet të zhvillojnë më tej. Sipërmarrës dhe ekspertë u njohën me qasjet e organizatave të biznesit në kushtet e emigracionit të lartë dhe sfidave të rritjes së kostove.
Startupet mësuan që edhe pas bizneseve të reja të suksesshme fshihen dështime, tashmë të kthyera në mësim.
Forumi u hap me një fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesja e EBRD Advice for Small Businesses in Albania, Ergyseda Prenga, e cila foli për mbështetjen e kompanive shqiptare me projekte të dedikuara konsulence dhe programet për rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të bizneseve të drejtuara nga gratë dhe të rinjtë. Ky është i treti vit radhazi që Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH, financuar nga EU – Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF) mbështet Women Startup Competition Albania.
Programi i trajnimeve është mbështetur edhe nga kompania më e madhe FinTech ne vend EasyPay-Ria.
Forumi vijoi me panelin e parë të diskutimit, moderuar nga Landa Grembi, me panelistë ish Ministri i Financave Arben Malaj, Kryetaren e Dhoma Ekonomike e Gruas Antonela Hako, Kryetaren e Dhomës së Biznesit të Diasporës Elisabeta Katiaj dhe përfaqësuesen e Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës, Edlira Martiri.
Në panelin e dytë të diskutimit, nën moderimin e Marjana Murja, ndanë përvojat e tyre si sipërmarrës të rinj Gramoz Todori, themelues i platformës staff.al, Alisa Dudaj, themeluese e Alisa Dudaj dhe @Lizabelle dhe @Drini Zusi, përfaqësues i @AZ Consulting.
Ata treguan për sfidat e tyre të para, madje në disa raste edhe ndyshimet e plota të kursit për të krijuar mundësi për sukses.
Në pjesën e tretë të forumit 10 startupe, nga 60 të trajnuar e mentoruar nga qendra Kallz, morën pjesë në konkursin e Women Startup Competition Albania, duke prezantuar sipërmarrjet e tyre të reja.
Juria këtë vit përbëhej nga profesionistë dhe sipërmarrës të nderuar, organizatat dhe kompanitë e të cilëve mbështetën programin, si Ergyseda Prenga, Associate pranë Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH EBRD Advice for Small Businesses in Albania, Dorinela Ndrejaj, Sigma Vienna Insurance Group, Nevila Dudaj, Hotel Adriatik Durres, Viola Haxhillazi, Women on Boards Albania WOB-AL dhe Arjeta Dhima, iACT.
Startup-et pjesëmarrëse ishin të fokusuara kryesisht në fushën e teknologjisë, turizmit, edukimit dhe industrisë ushqimore. Ato ishin: Taskify, Travel Connect, E Plan, AgroBee, Balta, Beauty Booking, Serveese, Chef Me, Coddy EtiQuest dhe Rritem.
Juria vlerësoi me çmimin e parë sipërmarrjen e re Balta dhe përkatësisht me çmimin e dytë dhe të tretë, Coddy EtiQuest dhe Travel Connect. Tre startupet fituan nga një telefon mobile nga One Albania, ndërsa Balta do të marrë pjesë në konkursin final europian.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top