AIDA

AIDA shpall fituesit e granteve për artizantin dhe konkurrueshmërinë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka shpallur 86 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme si fituese të granteve për vitin 2025, të cilat synojnë të rrisin konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Nga këto, 10 ndërmarrje do të mbështeten për zhvillimin e sektorit të artizanatit, 19 për projekte që përmirësojnë konkurrueshmërinë, dhe 57 për mbulim të shpenzimeve korrente.

Kjo mbështetje vjen në kuadër të një vendimi të Këshillit të Ministrave për forcimin e rolit të NMVM-ve në ekonomi, sidomos në drejtim të inovacionit, teknologjisë, artizanatit dhe fuqizimit të grave sipërmarrëse, me synim rritjen e eksportit dhe qëndrueshmërisë në treg.

AIDA ofron dy lloje skemash: njëra për mbulim të shpenzimeve të përditshme (si certifikime, materiale promovuese, etj.) me financim deri në 2.5 milionë lekë dhe tjetra për investime kapitale, ku përfshihen blerje makinerish, teknologji dhe aplikacione që ndihmojnë në përmirësimin e produktivitetit, cilësisë dhe kushteve të punës – me mbështetje deri në 1.5 milionë lekë për projekte konkurruese dhe deri në 1 milionë lekë për projekte artizanale.

Këtë vit, në thirrjen e hapur nga AIDA në periudhën 30 janar – 28 shkurt, aplikuan gjithsej 443 biznese nga e gjithë Shqipëria.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top