Magnum Ice Cream Company, biznesi i sapo shkëputur nga Unilever dhe tashmë kompania më e madhe e pavarur e akullores në botë, bëri sot debutimin e saj në bursën e Amsterdamit. Aksionet nisën tregtimin me çmimin 12.20 euro për aksion, pak nën vlerën referuese prej 12.80 eurosh të vendosur për ofertën fillestare.
Listimi i kompanisë e pozicionon Magnum-in me një vlerësim rreth 9.2 miliardë dollarë, duke e bërë një nga spinoff-et më të rëndësishme të vitit në sektorin e konsumit. Përveç Amsterdamit, kompania po hap listime dytësore edhe në bursat e Londrës dhe Nju Jorkut.
Sipas drejtuesve të saj, pavarësia nga Unilever pritet t’i japë Magnum-it aftësinë të fokusohet më shumë te strategjia e vet, investimet kapitale dhe rritja afatgjatë. Divizioni i akullores, i cili gjeneroi 7.9 miliardë euro të ardhura në vitin 2023, pritet të ketë performancë më të qëndrueshme si kompani e veçantë.
