vjosa

Alarm për përmbytje, Vjosa arrin nivelin kritik, rrezikon të dalë nga shtrati

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Reshjet intensive të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Vjosë, i cili ndodhet tashmë në kufijtë kritikë, duke shtuar rrezikun për dalje nga shtrati.

Situata paraqitet më problematike në zonën e Urës së Mifolit, ku niveli i ujit ka arritur rreth 8 metra. Si pasojë, sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore janë përmbytur, ndërsa banorët e zonave përreth janë vënë në gjendje alarmi.

Autoritetet paralajmërojnë se nëse prurjet vijojnë me të njëjtin intensitet, ekziston rrezik i lartë për përmbytje të mëtejshme. Fshatrat më të ekspozuara ndaj daljes së Vjosës nga shtrati janë Çerven, Kashishtë, Çerras, Ferras, si edhe zona të tjera përgjatë argjinaturës së lumit në territorin e qarqeve Fier dhe Vlorë.

Strukturat përgjegjëse janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top