Brukseli shquhet për përzierjen e tij unike të kulturave, historinë e pasur dhe rolin e tij si qendër për politikën dhe biznesin ndërkombëtar. Me arkitekturën mbresëlënëse, duke filluar nga ndërtesat mesjetare, te strukturat moderne dhe jetën e tij kulturore të gjallë, që përfshin artin dhe gastronominë, Brukseli është një vend që frymëzon dhe sfidon banorët dhe vizitorët e tij. Qyteti është i njohur, jo vetëm për diversitetin dhe ngrohtësinë, por edhe për frymën e tij të inovacionit dhe rritjen e vazhdueshme. Në këtë mjedis dinamik dhe gjithnjë në zhvillim, coaching është bërë një mjet thelbësor për zhvillimin personal dhe profesional. Coaching, jo vetëm që mbështet individët në rrugën e tyre drejt suksesit, por gjithashtu kontribuon në forcimin e komunitetit në tërësi. Në vitin 2024, Brukseli krenohet me një përzgjedhje mbresëlënëse ne zhvillimin e kompetencave drejtuese dhe sipërmarrëse, duke ofruar një sërë specialitetesh për të përmbushur nevojat e ndryshme të qytetit. Në artikullin e Influence Digest, janë prezantuar 15 Coaches më të mirë në Bruksel, secili duke sjellë ekspertizën dhe aftësitë e tyre unike. Në listë është Albana Vrioni, Executive and Business Coach shqiptare me përvojë 30-vjeçare në fushën e transformimit dhe zhvillimit.
Nga coaches të specializuar në lidershipin dhe tranzicionet e karrierës, tek ata që fokusohen në diversitetin dhe mirëqenien, këta profesionistë janë të përkushtuar për të ndihmuar klientët e tyre të arrijnë qëllimet profesionale dhe të kapërcejnë sfidat e lidhura me to. Nëpërmjet punës së tyre, këta coach, jo vetëm që lehtësojnë rritjen personale dhe profesionale, por gjithashtu promovojnë një komunitet më të fortë dhe më koheziv.
Albana Vrioni është Executive and Business Coaching, me ekspertizë në rritjen gjenerative dhe biznesit, organizatës dhe drejtuesve të tyre. Puna e saj fokusohet në inovacionin e biznesit, duke ofruar përqasje gjenerative të lidershipit dhe menaxhimit tranformues të organizatave. Ajo mbështet drejtuesit dhe pronarët e bizneseve të transformojnë vizionin e tyre në realitet, të kapërcejnë sfidat, të inovojnë bizneset e tyre dhe të krijojnë rritje të qëndrueshme.
Fushat e saj të këshillimit dhe coaching përfshijnë strategjinë e ndryshimit transformues, zhvillimin e ekipit të lidershipit, strategjinë e zhvillimit organizativ për transformimin dixhital, zhvillimin e biznesit për rritje gjeneruese dhe zhvillimin personal për vetëudhëheqje dhe përmbushje. Në një postim të saj në LinkedIn, ajo shprehet se, “Është përmbushëse të shoh punën time si Coach që ndihmon drejtuesit dhe pronarët e bizneseve të transformojnë vizionin e tyre në realitet, të kapërcejnë sfidat dhe të arrijnë rritje të qëndrueshme”.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë për Albanën, ju ftojmë të vizitoni profilin e saj në LinkedIn.
Më poshtë 15 Coaches, të renditur nga Influence Digest.
Albana Vrioni
Amélie Beerens
Ann Van de Perre
Cedric Couvreur
Gail Rego
Hanan Echamouti
Ifen Chiang Gyselinck
Karlyne Marie-Rose Kanuma
Monika Ray
Philippe R. Declercq
Philippe Rosinski
Rym Hassaïne
Sylviane Cannio
Tahmid Chowdhury
Virginie Hamtiaux
Ju mund të lexoni këtu më shumë për profilet e tyre profesionale