Albanian Vintage Photography

Albanian Vintage Photography: Një thesar, burim i çmuar në njohjen e historisë sonë kombëtare

Rrjetet sociale dominohen nga trendet e shpejta, imazhet e përditshmërisë dhe promovimi i bizneseve. Por, mes këtij fluksi të madh, ka faqe që arrijnë të sjellin vërtet vlerë, identitet dhe histori. Një prej tyre është Albanian Vintage Photography, një faqe në Instagram, Facebook dhe LinkedIn, e pasur me mijëra fotografi dhe informacione historiko-kulturore për trashëgiminë shqiptare ndër shekuj.

Albanian Vintage Photography, e shtrirë me një audiencë ndërkombëtare, që lidh brezat aktualë me rrënjët tona të historisë dhe rrugëtimin e saj është themeluar prej gati tashmë 15 vitesh (2011) nga dy miq nga Peja, Merkur Beqiri dhe sipërmarrësi-patriot Micky Haxhiislami.

Ata kanë theksuar, më parë për Va-spas.com se “Albanian Vintage Photography” ka si mision të ruajë dhe të ndajë trashëgiminë e pasur kulturore shqiptare”. Ajo është një arkiv i gjallë që ruan kujtesën tonë kolektive. drejtuesit e këtij misioni bëjnë një punë hulumtuese dhe sigurojnë informacione nga shumë arkiva nëpër botë ndërsa edhe shumë personalitete, familje e studiues kontribuojnë vazhdimisht duke dërguar materiale nga arkivat e tyre personale, duke e kthyer faqen në një pasuri kombëtare të hapur për të gjithë.

Ndërsa po afron Dita e Pavarësisë jemi zgjedhur të ndajmë me ju disa prej postimeve të Albanian Vintage.

Për të mësuar vazhdimisht për trashëgiminë kulturore ndërsa jetoni botën online ju mund të ndiqni

Ju mund të bëheni pjesë e Grupit në Facebook  te Albanian Vintage ose ndiqni ne Instagram

Rruga e gjatë e arsimit shqip, përmes fotove dhe kujtimeve të Albanian Vintage Photography

1858 – Lindja e një dijetari të madh
  • 21 prill 1858: Lindi në Berat patrioti dhe mësuesi i shquar Llambi Goxhomani, i arsimuar në “Zosimea” të Janinës dhe në Universitetin e Athinës. Albanian Vintage kujton kontributin e tij si intelektual, mësues, poliglot dhe përfaqësues në Kuvendin e Vlorës. Në foto shfaqet në rreshtin e parë, në mesin e deputetëve të zgjedhur në mënyrë demokratike në vitin 1921.

21 prill 1858: Lindi në Berat patrioti dhe mësuesi i shquar Llambi Goxhomani, i arsimuar në “Zosimea” të Janinës dhe në Universitetin e Athinës.
Albanian Vintage Photography

 

1891 – Shkolla e parë e vashave
  • 23 tetor 1891, Korçë: U çel shkolla e parë e vashave. Ky moment historik shënon fillimin e edukimit të vajzave shqiptare në gjuhën amtare.

1891 – Shkolla e parë e vashave
Albanian Vintage Photography.
1908 – Kongresi i Manastirit
  • 14–22 nëntor 1908: Kongresi i Manastirit, momenti kyç për standardizimin e alfabetit shqip. Albanian Vintage ndan foton historike të komisionit kryesor me emra si Mid’hat Frashëri, Gjergj Fishta e Luigj Gurakuqi — një nga fotot më të rëndësishme të kombit.

Kongresi i Manastirit, momenti kyç për standardizimin e alfabetit shqip. Albanian Vintage ndan foton historike të komisionit kryesor me emra si Mid’hat Frashëri, Gjergj Fishta e Luigj Gurakuqi
Albanian Vintage Photography
1912 – Shkolla me konvikt për vajza, Korçë
  • Një foto e vitit 1912 paraqet shkollën me konvikt për vajza, ku shfaqen edhe Kristo Dako dhe Phineas Kennedy — figura kyçe të përhapjes së edukimit shqiptar.

Shkolla me konvikt për vajza, KorçëNjë foto e vitit 1912 paraqet shkollën me konvikt për vajza, ku shfaqen edhe Kristo Dako dhe Phineas Kennedy — figura kyçe të përhapjes së edukimit shqiptar.
Albanian Vintage Photography

 

1917 – Nxënës në Nartë
  • Nartë, 1917, shihet shkolla fillore italiane me mësuesin Nasho Konomi dhe dy vajza shkodrane, një moment i rrallë i dokumentuar me ushtarë austro-hungarezë në sfond.

    Në Nartë, 1917, shihet shkolla fillore italiane me mësuesin Nasho Konomi dhe dy vajza shkodrane, një moment i rrallë i dokumentuar me ushtarë austro-hungarezë në sfond.
    Albanian Vintage Photography

 

1921 – Shkolla Teknike “Harry Fultz”
  • 20 korrik 1921 u themelua zyrtarisht shkolla “Harry Fultz”, një prej institucioneve më të rëndësishme të arsimit profesional në vend.

    Më 20 korrik 1921, u hap zyrtarisht Shkolla Teknike e Tiranës, e mirënjohur si "Harry Fultz", e cila u themelua nga Kryqi i Kuq Amerikan.
    Albanian Vintage Photography
1921 – Fëmijët e Thethit
  • Luginën e Shalës, në vitin 1921, paraqitet një foto e paharrueshme e fëmijëve të shkollës së Thethit — një pasqyrë e pastër e vështirësive dhe bukurisë së asaj epoke.

Në Luginën e Shalës, në vitin 1921, paraqitet një foto e paharrueshme e fëmijëve të shkollës së Thethit — një pasqyrë e pastër e vështirësive dhe bukurisë së asaj epoke.
Albanian Vintage Photography
1926–1927 – Shkolla “Shën Meri” në SHBA
Në Worcester, Massachusetts, shkolla shqipe “Shën Meri”
Albanian Vintage Photography
1930 – Mësuesit e Misionit Amerikan, Korçë
  • Foto e vitit 1930: Mësuesit e misionit amerikan, mes tyre Phineas Barber Kennedy dhe bashkëshortja e tij Violet.

Mësuesit e misionit amerikan, mes tyre Phineas Barber Kennedy dhe bashkëshortja e tij Violet.
Albanian Vintage Photography
1941–1943 – Shkollat e para shqipe në Maqedoninë e Veriut
Albanian Vintage Photography sjell një sërë fotosh që dokumentojnë hapjen e shkollave shqipe në trevat shqiptare të Maqedonisë së Veriut:
  • 17 nëntor 1941: Themelohet rrjeti i parë i shkollave shqipe në Dibër, Gostivar, Tetovë, Kërçovë dhe Strugë, me 114 mësues.

  • Viti 1942–43:

    • Nxënësit e klasës III A në shkollën “Kongresi i Manastirit”, Strugë.

    • Shkolla në fshatin Vërtok, me djem që mbajnë Plisin e bardhë.

    • Shkolla “Lirija” në fshatin Reçan, ku të gjithë nxënësit mbajnë Plisin.

    • Shkolla në fshatin Zhepçisht – një tjetër foto ku Plisi shndrit si simbol identiteti.

    • Shkolla në Çajlë, Gostivar – me mbishkrimin “Rroftë Shqipnia. Rroftë Arsimi.”

Në foto, nxënësit dhe mësuesi i Shkollës Fillore 'Themistokli Gërmenji' në Çajlë, një fshat i komunës së Gostivarit. Viti shkollor 1943. Rroftë Shqipnia. Rroftë Arsimi.
Albanian Vintage Photography
1941 – Berikovë, Kërçovë
  • Mësuesi Mahmut Dumani me nxënësit e tij, të veshur me kostume tradicionale dhe Plisin e bardhë, një fotografi që rrëfen sa shumë lidhet arsimi me trashëgiminë kulturore

Mësuesi Mahmut Dumani me nxënësit e tij, të veshur me kostume tradicionale dhe Plisin e bardhë, një fotografi që rrëfen sa shumë lidhet arsimi me trashëgiminë kulturore

1944 – Vajzat e shkollës shqipe në Kërçovë
  • Hapja e shkollës shqipe për vajza nga Ernest Koliqi, një moment historik i arsimimit femëror.

Një foto jashtëzakonisht e bukur nga viti 1944. Vajzat e një shkolle shqipe në Kërçovë, e hapur nga i madhi Ernest Koliqi.
Albanian Vintage Photography

Ndër fotografitë që Albanian Vintage ndan shpesh spikat Plisi (Qeleshja), i quajtur me të drejtë simbol i identitetit shqiptar. Në shumë foto të viteve 1940–1950, djemtë e vegjël shfaqen me Plisin e bardhë, një dëshmi krenarie e cila ka kaluar brez pas brezi.

Faqja apelon që ky simbol të futet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, një thirrje që gjen jehonë tek shumë shqiptarë.

Fotot që ndanë Albanian Vintage Photography kanë një rëndësi të veçantë për rininë e sotme si dhe për brezin e ardhshëm. Kjo faqe, me koleksionin e saj të jashtëzakonshëm na rikthen tek rrënjët, tek brezat që luftuan për gjuhën, shkollën dhe kombin. Këto foto nuk janë thjesht kujtime janë dëshmi të gjalla të identitetit tonë.

Ne ftojmë të gjithë lexuesit tanë të ndjekin këtë faqe dhe të mbështesin punën e tyre të jashtëzakonshme, e cila ruan dhe pasuron kujtesën tonë historike.

Burimi i fotove dhe përshkrimeve: Albanian Vintage Photography (Instagram)

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top