ALBESOL SHPREH VIZIONIN PËR TË ARDHMEN E ENERGJISË NË “INNOVATION SUMMIT COPENHAGEN 2025”

Kompania Albesol lideri shqiptar në ofrimin e zgjidhjeve të plota në energji, u bë pjesë e delegatëve elitë global në “Innovation Summit Copenhagen 2025” organizuar nga Schneider forumin më prestigjioz ndërkombëtar ku bashkohen ekspertët dhe mendjet më të shkëlqyera për të formuar të ardhmen e teknologjisë.

 

Ky edicion, me fokus në “Teknologjitë revolucionare të energjisë” dhe “Transformimin dixhital të bizneseve”, vuri në pah nevojën për inovacion të përhershëm në një botë që ndryshon me shpejtësi të pabesueshme. Në këtë samit, Albesol ka shprehur angazhimin për të qënë “Partneri Besueshëm në Transformimin te Teknologjise “.

 

“Bota po ndryshon më shpejt se kurrë më parë, dhe nevoja për zgjidhje të qëndrueshme nuk ka qenë kurrë më e madhe.” – deklaroi Olivier Blum, CEO i Schneider Electric, duke nënvizuar rëndësinë kritike të partneriteteve.

 

Në këtë kontekst global, z. Artan Pulti dhe z. Shpëtim Shehu, përfaqësues të Albesol, theksuan: “Këto forume janë gjithmonë informuese dhe sjellin produkte të reja që krijojnë inovacion dhe transformimin e sistemit energjetik. Dhe për ne, është jashtëzakonisht e rëndësishme të jemi prezent në këto takime me rëndësi për të ardhmen energjitike”

 

Pjesëmarrja e Albesol në këtë samit është një dëshmi e pozitës së saj si kompani kryesore në rajon. E themeluar në vitin 2006 dhe me fabrikën e saj në zonën e Baldushkut që operon sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të Schneider Electric, Albesol përfaqëson një histori inovacioni, të përkthyer në zgjidhje konkrete që ndryshojnë realitetin industriale.

 

“Këtu nuk flitet vetëm për të ardhmen, por per ndërtimin hap pas hapi edhe sot. Dhe Albesol është aty, duke sjellë në Shqipëri dhe rajon ekspertizën e saj dhe partneritetin strategjik me Schneider Electric, për të ndërtuar së bashku botën e nesërme,” – thane drejtuesit e Albesol në këtë event.

Albesol është kompania lider shqiptare në ofrimin e zgjidhjeve të plota në fushën e energjisë: nga projektimi dhe prodhimi deri te furnizimi. Me një histori suksesi dhe besueshmërie, Albesol ka realizuar projekte me ndikim kombëtar dhe rajonal. E gjithë operacioni i kompanisë, nga fabrika në Baldushk si dhe me Fabriken e re ne Canada ne nivelet nderkombetare ,si dhe  deri te stafi i certifikuar, funksionon sipas standardeve dhe me produktet e Schneider Electric, duke garantuar cilësi, besueshmëri dhe inovacion në çdo projekt.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top