amazon

Amazon planifikon të zëvendësojë më shumë se gjysmë milioni vende pune përmes automatizimit

Amazon po planifikon të zëvendësojë punonjësit me sisteme dhe procese automatike përfshirë robotët, softuerët dhe teknologjinë e avancuar, duke ndryshuar mënyrën si funksionojnë depot dhe logjistika e saj.

Në dy dekadat e fundit, Amazon ka transformuar tregun amerikan të punës, duke u bërë punëdhënësi i dytë më i madh në vend. Por tani, drejtuesit e kompanisë mendojnë se teknologjia mund ta lejojë të rrisë ndjeshëm prodhimin, pa pasur nevojë për më shumë staf. Sipas planeve të brendshme, deri në vitin 2027 Amazon mund të shmangë punësimin e rreth 160 mijë punonjësve në SHBA, një kursim që përkthehet në rreth 30 cent më pak për çdo produkt të përgatitur e dërguar.

Në raportet për bordin drejtues, menaxherët kanë shprehur synimin që, edhe pse shitjet pritet të dyfishohen deri në vitin 2033, fuqia punëtore të mos rritet. Në total, kjo do të nënkuptonte mbi 600 mijë vende pune që nuk do të krijohen.

Amazon po teston magazina që funksionojnë pothuajse plotësisht me robotë, ndërsa objektivi afatgjatë i ekipit të robotikës është të automatizojë rreth 75% të operacioneve. Ndërkohë, kompania po përpiqet të menaxhojë perceptimin publik, duke shmangur terma si “automatikim” apo “inteligjencë artificiale” dhe duke përdorur në vend të tyre fjalë më “miqësore”, si “teknologji e avancuar” apo “cobot” (robot bashkëpunues).

Ekspertët e shohin këtë si një moment kyç për tregun amerikan të punës. “Askush nuk ka të njëjtin motiv si Amazon për të gjetur mënyrën si ta bëjë automatizimin fitimprurës,” tha ekonomisti i MIT dhe fituesi i Çmimit Nobel, Daron Acemoglu. “Kur ta arrijë këtë, të tjerët do ta ndjekin.”

Nëse planet realizohen, një nga punëdhënësit më të mëdhenj në botë mund të shndërrohet në “shkatërrues” të vendeve të punës, jo krijues të tyre.

nytimes

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top