Nëse ka një qytet që mund të quhet “mbretëria e biçikletave”, ai është padyshim Amsterdami. Me një popullsi prej rreth 870 mijë banorësh, kryeqyteti holandez numëron mbi 900 mijë biçikleta një raport që e bën atë unik në të gjithë Evropën.
Rrugët, urat dhe sheshet janë projektuar për t’i shërbyer këtij stili jete mbi dy rrota. Nga punonjësit e zyrave e deri te studentët, shumica e banorëve lëvizin çdo ditë me biçikletë për të shkuar në punë, në shkollë apo për blerje të përditshme. Madje edhe policia dhe zyrtarët lokalë preferojnë biçikletën si mjet transporti në qendër të qytetit.
Pasioni i banorëve të Amsterdamit për biçikletat është aq e madhe, sa që ndonjëherë përfundon edhe në situata komike. Çdo vit, rreth 15 mijë biçikleta përfundojnë në kanalet e qytetit, një fenomen që tashmë është bërë pjesë e karakterit të tij. Një ekip i posaçëm punon çdo ditë për t’i nxjerrë nga uji, një proces që i kushton bashkisë miliona euro çdo vit.
Pavarësisht sfidave, Amsterdami mbetet shembulli më i gjallë i një qyteti që ka zgjedhur ecjen mbi biçikleta, duke treguar se ndonjëherë, rruga më e mirë është ajo që pedalohet.
