Anoreksia

Anoreksia tek fëmijët – Mësoni më shumë

Anoreksia tek fëmijët ka filluar të diagnostikohet shpesh dhe se zbulimi i hershëm apo parandalimi janë thelbësore.

Këtu keni një numër të shenjave paralajmëruese, faktorëve kontribues dhe formave të trajtimit, mësoni më shumë:

  1. Çfarë është anoreksia tek fëmijët?
  2. Anoreksia tek fëmiët-faktorët kontribues
  3. Simptomat e anoreksisë tek fëmijët
  4. Trajtimi i anoreksise
  5. Si mund të ndihmojnë prindërit?

1. Çfarë është anoreksia tek fëmijët?

Çfarë është anoreksia?

Anoreksia tek fëmijët është një çrregullim i të ngrënit – që merr formën e vet-urisë dhe e bën fëmijën fiksohet për peshën dhe ushqimin.

Shpesh, fillon si dietë e rregullt, por ajo ngadalë ndryshon në humbje ekstreme dhe jo të shëndetshme të peshës. Personat që zakonisht vuajnë nga ky çrregullim, kanë imazh “të shtrembëruar për trupin” e tyre. E shohin veten sikur janë të shëndoshë, kur në fakt kanë peshë të ulët trupore dhe marrin masa për këtë.

Zakonisht zgjedhin të mos ushqehen në format më të rrepta dhe me disa modele të pazakonta të ngrënies për të përballuar:

  • Stresin;
  • Ankthin;
  • Vetëvlerësimin e ulët;

Ose në rastin e fëmijëve me anoreksi:

  • Për të ndjekur një model bukurie të përceptuar si e bukur nga shoqëria;
  • Mund të jenë duke vuajtur nga forma të ngacmimeve si bullizmi;
  • Historia familjare apo personale mund të zhvillojë anoreksi tek fëmijët

Statitikisht, ky çrregullim prek më shumë vajzat sesa djemtë. Në shoqërinë e sotme, vajzat përafërsisht të moshës 6 vjeç, fillojnë të shqetësohen për peshën ose formën e tyre.

Anoreksia tek fëmijët bëhet kërcënuese dhe penguese e zhvillimit të tyre normal, duke lënë pasoja në të ardhmen e tyre.

2. Anoreksia tek fëmijët faktorët kontribues

Faktorë kontribues

Janë shumë gjërat që mund të luajnë rol në anoreksi, siç janë qëndrimet shoqërore ndaj pamjes së trupit apo ndikimet familjare.

Gjithashtu, dëshira e një fëmije të humbasë disa kilogramë, në dukje diçka e pafajshme, mund të bëjë të mundur zhvillimin e idesë për një anoreksi të mundshme.

Më poshtë rënditen një numër faktorësh:

Lexoni edhe Eksporti i munguar i gastronomisë shqiptare. Global Albanian Gastronomi: jemi gati t’i tregojmë botës kuzhinën shqiptare.

Faktorët biologjikë

Ekziston një risk i zhvillimit të anoreksisë, 50-80% i përcaktuar nga gjenetika, sipas studimeve.

Faktorët Socialë

Këtu mund të përfshihen: Presione jorealiste për të krijuar trupin “perfekt”, fluksi i vazhdueshëm i imazheve të përsosmërisë dhe përkufizime të ngushta të bukurisë.

Faktorët psikologjikë

Çrregullime të tjera të shëndetit mendor, si p.sh.  depresioni, ankthi, çrregullimi obsesiv-kompulsiv etj.

Faktorët personal

Histori abuzimesh, ngacmimet/bullizëm për peshën/madhësinë, ngjarje traumatike, apo vështirësi për të shprehur ndjenjat.

Faktorët edukues

Fëmijët me anoreksi shpesh vijnë nga familje që janë shumë kritike, prindërit janë ndërhyrës, duke krijuar fëmijë të varur emocionalisht.

3. Simptomat e anoreksisë tek fëmijët

Simptomat e anoreksisë tek fëmijët

Anoreksia tek fëmijët zhvillon këto simptoma:

  • Ka peshë të ulët trupore, (deri në 15% më pak se pesha normale)
  • Frikësohen nga mbipesha, (edhe pse janë nënpeshë)
  • Kanë imazh të gabuar për  madhësinë ose formën e tyre trupore
  • Refuzon kthimin ose qëndrimin në peshën normale të trupit
  • Parregullsi menstruale tek vajzat, periudha që mungojnë
  • Bëjnë aktivitet fizik të tepruar – për të humbur peshë
  • Ngrënia e pjesëve të vogla të ushqimit ose refuzimi për të ngrënë
  • Fshehin/hedhin ushqimin e tyre
  • “Zhduket” pas ngrënies — shpesh në banjë
  • Kanë  sjellje të çuditshme të ngrënies
  • Tërhiqen nga shoqëria, (izolim social)
  • Përjetojnë humor depresiv në të shumtën e kohës.
  • Tregojnë pak ose aspak shqetësim për humbjen ekstreme në peshë
  • Kanë ndjesinë sikur kanë ftohtë gjatë gjith kohës
  • Probleme me gjumin (gjumë letargjik)
  • Provokojnë të vjelluart për të nxjerrë ushqimin

Anoreksia ka simptoma fizike, të cilat shfaqen kështu:

  • Lëkurë shumë e thatë, e varur dhe e zverdhur
  • Dehidratim
  • Dhimbje barku
  • Kapsllëk
  • Letargji (gjumë i tepërt)
  • Marrje mendësh deri në gjendje të fikti
  • Ndjejnjë lodhje të vazhdueshme ekstreme – dobësi muskulore
  • Kanë ndjeshmëri të lartë ndaj temperaturave të ftohta
  • Kockat dhe venat bëhen të dukshme në lëkurë
  • Fokët bëhen më të rrallë dhe të imët

4. Trajtimi i anoreksise

Trajtimi i anoreksise

Një ekspert i shëndetit mendor mund të diagnostikojë anoreksinë.

Pas diagnostikimit mund të vijohet me hapat e tjerë, si më poshtë.
Trajtimi i anoreksisë tek fëmijët përfshin:

Mjek dietolog

Qëllimi i parë në trajtimin e anoreksisë së rëndë, është të përmirësohen zakonet e ushqyerjes tek fëmija.

Pasi të jenë plotësuar nevojat biologjike bazë, siç është ushqimi dhe përmirësimi i modeleve të të ngrënit, mund të kalohet në hapa të tjerë për të mos riskuar një ri-përsëritje të çrregullimit në fjalë.

Terapi individuale me fëmijën

Psikologu mund të identifikojë, mendime jo të shëndetshme të fëmijës, apo emocione të pashprehura të cilat e dërgojnë fëmijën të bëjë sjellje të keq-ushqyerjes deri në masa ekstreme siç është anoreksia.

Ka lloje të ndryshme të terapive efektive që psikologu mund të punojnë për rastin specifik, (terapia e lojës, terapia e sjelljes, terapia konjitive e sjelljes (CBT),  etj,.).

Terapi familjare

Është shumë e vlefshme si terapi, pasi mund të identifikojë burime të anoreksisë të cilat mund të jenë të provokuara, pikërisht nga familja.

Anoreksia tek fëmijët, ka një nga faktorët kontribues sic e pamë që ishin edukimi/modelet prindërore apo ndikimi gjenetik.

Pasi psikologu të ketë marrë këtë informacion, mund të gjejë hapsira domethënëse për të punuar dhe të ndihmojë fëmijën të çlirohet nga ky çrregullim.

Gjithashtu, është e dobishme për prindërit, të cilët mund të njihen me mënyra të reja, se si të sillen në një rast të tillë apo të përmirësojnë format e tyre ekzistuese të prindërimit. Kërko seanca psiko edukuese mbi prindërimin.

Rehabilitimi

Kur rasti paraqitet delikat dhe koha në dispozicion për të aplikuar format e mësipërme nuk premton, është i nevojshmë hospitalizimi ose rehabilitimi në një qëndër rezidenciale, e cila e mban fëmijën nën monitorim me të gjithë ekspertët e mësipërm, (mjek, dietolog, psikolog dhe neurologjist).

Kjo alternativë është e nevojshme dhe në rastet kur mjedisi familjar nuk është i përshtatshëm për përmirësimin e simptomave të fëmijës, ose i përkeqëson ato.

P.sh rastet kur në familje ka histori abuzimesh dhe dhune, prindër të alkolizuar dhe të dhunshëm etj,.

5. Si mund të ndihmojnë prindërit?

Si mund të ndihmojnë prindërit?

Ekzistojnë mënyra të thjeshta që prindërit mund të përdorin për të ndihmuar që anoreksia tek fëmijët e tyre të zbehet. Ato vijojnë si më poshtë:

Tregoni fëmijës, shqetësimin tuaj për të

Kjo duhet bërë  në një mënyrë të kujdesshme. P.sh. mund t’i thoni se jni i shqetësuar që ai/ajo nuk ka ngrënë drekë për një javë rrjesht.

Dëgjojeni me kujdes

Zakonisht ata ndihen të frikësuar dhe me ndjesinë se janë jashtë kontrrollit.

Bëhuni të duruar

Ata do ta mohojnë atë që ju do i thoni. Rasti tjetër është që të mos u duket aspak shqetësues fakti që po bien në peshë jashtë normales. Thuaj se dëshiron ta ndihmosh. Thuaje shpesh këtë frazë.

Gjurmojeni atë

Interesohni si po shkojnë gjërat në shkollë. Prindërit duhet të jëtë të vetëdijshëm dhe për ato që fëmija shikon në internet. Si shkon më shokët. Hyni në botën e tij të kuptoni dëshirat, frikërat dhe shqetësimet që ka.

Kërkoni për ndihmë profesionale

Ju mund të bëni pjesën tuaj, por kur shikoni që gjërat po përkeqësohen dhe nuk ia dilni dot ta ndihmoni, drejtohuni mjekut, psikologut që të ndihmojë fëmijën tuaj. Ndonjëherë, mjafton vetëm dyshimi që fëmija vuan nga çrregullime të ngrënies, për të siguruar ndihmë për të.

Merrni pjesë në trajtimin e fëmijës

Trajtohuni dhe ju bashkë me fëmijën, kur është e nevojshme. Terapia familjare është një prej tyre, ku ju mund të fitoni modele të reja dhe të shëndetshme prindërimi.

Gjithashtu, është një mundësi e mirë për të njohur më shumë për fëmijën tuaj – mund të njiheni me probleme të tij që nuk i keni ditur më parë.

Konkluzion

Anoreksia tek fëmijët trajtohet si çregullim i të ngrënit dhe zakonisht fillojnë të kenë rezultat menjëherë pas fillimit të terapisë.

Është e domosdoshme përfshirja e vazhdueshme e prindërve  në planifikimin e vaktit dhe mbështetjen,  për një rikuperim më afatgjatë.

Sigurimin e fëmijëve me mjete për t’i ri-angazhuar në një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin dhe me veten e tyre, kërkon një angazhim që i fuqizon ata me një entuziazëm për jetën.

Psikologuonline

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top