Dizajni katror i Mukaab-it konsiderohet një referencë për stilin e arkitekturës Najdi të rajonit. Najdi karakterizohet nga ndërtesa me tullë balte, hapje dritareje dhe derash triangulare ose katrore, si dhe oborre të centralizuara jashtë.
Mukaab pritet të shtojë mbi 51 miliard dollarë në PBB-në jo naftë dhe të krijojë 334,000 vende pune.
Kompania e zhvillimit New Murabba thotë se projekti do të përdorë rreth 900 punëtorë dhe do të përfundojë deri në vitin 2030.
Ky projekt është një nga aspektet e përpjekjeve të Princit të Kurorës Mohammad bin Salman për ta modernizuar vendin. Projekti i tij “Vizioni Saudit 2030” ka si qëllim të reduktojë varësinë e vendit nga të ardhurat nga nafta, të diversifikojë ekonominë dhe të forcojë sektorët e shërbimeve publike.
Bin Salman ka bërë plane ambicioze për ndërtim në gjithë gadishullin, të cilat përfshijnë një qytet port flotues të quajtur Oxagon, i vendosur në bregun e Detit të Kuq, një destinacion turistik malor të quajtur Trojena dhe një qytet “futuristik” në pjesën veriperëndimore të vendit të quajtur NEOM, që do të funksionojë tërësisht me energji të rinovueshme.
Mbretëria gjithashtu ka bërë plane për “Linën” një koncept ndërtese që do të jetë 105 milje e gjatë dhe teorikisht do të strehojë 9 milion njerëz.
Lina do të funksionojë me energji të rinovueshme dhe do të ndërtohet mbi një sipërfaqe prej 13 miljesh katrore. Ky projekt pritet të kushtojë 1 trilion dollarë për t’u realizuar.
Të gjitha këto projekte pritet të përfundojnë deri në vitin 2030.