Arjola Couture

“Arjola Couture” – Pasioni që shndërrohet në sukses

Në botën e modës, ku kreativiteti dhe pasioni janë çelësi i suksesit, Arjola Mulleti ka ndërtuar me kujdes një identitet unik përmes brandit të saj Arjola Couture.

Ajo është shembulli i një gruaje që e ka kthyer pasionin në profesion, duke krijuar jo vetëm veshje, por edhe emocione të paharrueshme për klientët e saj. Nëpërmjet Arjola Couture, ajo vazhdon të frymëzojë, duke provuar se me përkushtim dhe dashuri, çdo ëndërr mund të bëhet realitet.

1. Kur nisi pasioni yt për të stiluar?

Mund të them se unë kam lindur me këtë pasion dhe jam ushqyer me edukatën e një aparence të pastër dhe unik. Që në fëmijëri, e ndieja tërheqjen ndaj kreativitetit, duke shprehur veten përmes detajeve të vogla të veshjeve. Krijoja, ricikloja, luaja me detajet për t’i transformuar në veshje unike që më personifikonin mua. Kënaqësia ishte kur e shijon atë që ke krijuar me aq shumë përpjekje.

Ky pasion nuk u largua kurrë, por përkundrazi, u rrit me kalimin e viteve, duke u shndërruar në një karrierë të plotë.

2. Si lindi ideja për biznes?

Ishte një ëndërr që u zgjua në kohën e duhur. Gjithmonë kisha synuar të ndërtoja një punë e vetme, por jeta solli sfida dhe prioritete “Arjola Couture” një Pasion që shndërrohet në suksese të ndryshme.

Pika kthimit erdhi gjatë pandemisë së COVID-19. Izolimi na ndihmoi të reflektonim dhe të dilnim nga rutina monotone. Atëherë vendosa të zgjoj pasionin tim dhe kështu filloi rrugëtimi im drejt modës.

Për t’u përgatitur si profesioniste, kam ndjekur trajnime të ndryshme, nga kurset bazike deri tek ato më të avancuara, duke përfshirë shkollë dizajni dhe praktikë.

3. Kush të mbështeti në këtë rrugëtim?

Kam shumë falenderime për njerëzit që në mënyra të ndryshme më kanë ndihmuar. Familja ka qenë mbështetja më e madhe. Pas përfundimit të çdo pune, fotoja e parë i shkon mamit tim, e cila superlativon çdo gjë që bëj. Ajo ka besuar gjithmonë në mua dhe më ka bërë të ndjehem e fortë, pavarësisht sfidave.

Edhe prindërit e bashkëshortit kanë kontribuar duke u kujdesur për fëmijët, por figura kryesore e mbështetjes është bashkëshorti. Ai është jo vetëm partneri im, por edhe shoku im më i ngushtë dhe forca ime e padiskutueshme. Admiron çdo punë time, më jep besim dhe inkurajim, madje edhe në momentet më të vështira.

4. Cilat kanë qenë dy punët e tua më të vlerësuara nga klientët?

Askush nuk del i pakënaqur nga dera jonë, por veçoj dy raste. Mëngjesi i ditës së parë sapo hapa dyert e atelierit, bëra shitjen e parë nga një kliente që më tha se kishte lindur me këmishë. Atëherë fillova të besoj se isha në rrugën e duhur.

Një fustan feste me kohë rekord ku klientja erdhi 24 orë para eventit, pa asnjë ide dhe shumë e zhgënjyer. Punuam intensivisht dhe e përfunduam 3 orë para fillimit. Ajo u ndje aq e lumtur sa u çlot në lot dhe përqafime. Kjo na dha emocione të pashpjegueshme.

5. Çfarë kërkesash kanë klientët më shumë këtë periudhe?

Nëse dikur shkonim te stilisti për të krijuar diçka unike, tani vijnë me ide të gatshme nga trendet virale. Prandaj i ftoj klientët në atelier për një konsultim të personalizuar, ku diskutojmë modelin më të përshtatshëm sipas karakterit dhe masave të tyre.

6. Sa e vështirë është të rezistosh në një treg me konkurrencë të fortë?

Është sfiduese, por një mundësi e mirë për tu rritur dhe përmirësuar vazhdimisht. Ky profesion kërkon inovacion. Duhet të jesh gjithmonë një hap përpara me ide të reja dhe produkte cilësore. Nëse punon me duar të kujdesshme dhe zemër plot pasion, arrin të krijosh besimin e klientit.

Një element kyç që klientët e vënë në dukje është korrektësia dhe mirësjellja. Kur arrin të depërtosh në mendjen e klientit, duke kuptuar çfarë dëshiron, dhe në zemrën e tij me sjellje të mirë, aty është suksesi i vërtetë.

Screenshot
Proobizz.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top