Art

Arkiva e Marubit shpallet trashëgimi botërore

Arkiva e pasur e studios së parë fotografike shqiptare e Pietro dhe Kel Marubit është shpallur zyrtarisht pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar ‘Memory of the World’ nga UNESCO.

Drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni, ka theksuar se, ky është një nga vlerësimet më të larta për trashëgiminë kulturore dhe një nder i madh për Shqipërinë.

“Një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare shpallet tashmë trashëgimi botërore!

Nga zemra e Shkodrës, kjo pasuri e rrallë fotografike që ka përjetësuar imazhin, jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve, merr sot vlerësimin më të lartë ndërkombëtar!

Ky nuk është thjesht një vlerësimin i kontributit të Marubëve, themeluesve të fotografisë shqiptare, por edhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shkodrën, qytetin që i dha jetë artit, kulturës dhe kujtesës së një kombi.

Shkodra, qyteti me 2400 vjet histori që mbart thelbin e kulturës dhe krenarisë shqiptare. Shkodra e muzikës, e teatrit, e kinemasë dhe e fotografisë sot ka arritur të njihet si e tillë para gjithë botës. Sipas Bedenit, kultura dhe tradita nuk janë leskra të së shkuarës, por ushqim i së tashmes, pse pikërisht ajo Shkodër ishte edhe qyteti i guximit, ku u hodhën hapat e para të revoltave antikomuniste dhe të demonstratave demokratike. Sot, kjo histori e madhe është bërë pjesë e trashëgimisë botërore, përmes imazheve që ruajnë kujtimin e ngjarjeve të mëdha”.

Koleksionet e Pietro dhe Kel Marubit, përmes dëshmisë fotografike, janë pasqyra të gjalla të jetës dhe ngjarjeve të kaluara, kronikë e paharrueshme e ndryshimeve që ka përjetuar Shqipëria. Këto koleksione, që datojnë nga shekulli XIX dhe fillimi i shekullit të XX, janë limfa e përbashkët kulturore që projekton rrugëtimin historik në trungun e popujve europianë.

Citimi i Ditës
Albanian Edition

Nesër është faqja e parë e një libri me 365 faqe boshe. Shkruaje një të mirë.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top