Në AllWeb ajo do të tregojë se si mund të ndërtosh një markë të fortë pa zhurmë, vetëm përmes vlerës reale dhe zërit tënd unik.

Diego Pisa, një model lidershipi që matet me ndikimin tek njerëzit.

Si drejtues i Teleperformance Italy Group për Italinë dhe Shqipërinë, Diego ka sjellë një qasje të re në menaxhim: ai ndërton ekipe që rriten bashkë me kompaninë.
Falë vizionit të tij, Teleperformance është bërë punëdhënësi më i madh privat në Shqipëri dhe një nga kompanitë më të vlerësuara në Itali për kulturën dhe qëndrueshmërinë.

Nën drejtimin e tij, kompania ka fituar çmime të shumta si:
Great Place to Work – Italy & Albania 2025
Best Workplace for Women 2025
Best Employer of the Year Albania 2024
Leader della Sostenibilità 2024

Diego është pjesë e FIAA, YPO dhe Confindustria dhe njihet për mendimin e tij kritik ndaj një teknologjie që shpesh e harron njeriun në qendër.

“Ajo që po përjetojmë nuk është domosdoshmërisht inteligjencë artificiale, është më shumë konfuzion artificial. Teknologjia duhet të na ndihmojë, jo të na zëvendësojë.”

Në AllWeb ai do të ndajë përvojën e një lideri që ka arritur ta bëjë kompaninë fituese, pa humbur humanitetin.

Barbara sjell eksperiencën e një sipërmarrëseje që ka ndërtuar markën e saj nga zero; Diego sjell vizionin e një drejtuesi që transformon sisteme të mëdha përmes kujdesit ndaj njerëzve.
Të dy do të ndajnë ide dhe përvoja reale për mënyrën si mund të arrihet suksesi digjital pa humbur lidhjen me thelbin njerëzor të çdo biznesi.

– Biletat janë tashmë të disponueshme në allweb.digital
 – 6 Nëntor 2025 | Tiranë