Barometri i Ballkanit 2023: 70% e bizneseve nuk i shohin ndryshimet klimatike si shqetësim domethënës

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikoi rezultatet e Barometrit Ballkanik 2023, Opnioni i Publikut. Për ta plotësuar pasqyrën e opinioneve të rajonit tonë, për bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin në institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimin, ndryshimet klimatike, sigurinë, jetën digjitale, transportin, sundimin e ligjit, udhëtimet, etj, tani është i disponueshëm edhe Opinioni i Komunitetit të Biznesit të Ballkanit Perëndimor https://www.rcc.int/balkanbarometer/.

“Kur u pyetën për të vlerësuar faktorët që ndikojnë në rritjen e biznesit të tyre, biznesmenët e Ballkanit Perëndimor vendosën në krye të listës paqëndrueshmërinë makroekonomike, të ndjekur nga disponueshmëria e punës, ikja e trurit plus paqëndrueshmëria politike ose sociale. Mbështetja nga bizneset për anëtarësimin në BE është rritur me 11% dhe tani është në 71%, duke arritur nivelin më të lartë historik që nga fillimi i Barometrit Ballkanik, në 2015. Mbështetja për bashkëpunimin rajonal midis biznesmenëve është rritur nga 69% që ishte vitin e kaluar, në 74% këtë vit, pasi perceptohet si i rëndësishëm për biznesin e tyre”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

5 rezultatet kryesore të Barometrit Ballkanik 2023, Opinioni i Biznesit:

–        Bizneset e Ballkanit Perëndimor e shohin situatën paksa më të favorshme se një vit më parë, pasi indeksi i kënaqësisë së tyre u rrit me 5 pikë duke arritur në 58.

–        Megjithatë, 77% thonë se kostot e tyre të punës dhe të tjera janë rritur me më shumë se 25% gjatë katër viteve të fundit.

–        Vetëm një e treta (33%) e bizneseve në rajon presin një përmirësim të situatës së tyre ekonomike në vitin e ardhshëm.

–        Vetëm 13% përdorin kryesisht energji të rinovueshme dhe 37% nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të reduktuar ndikimin mjedisor të bizneseve të tyre.

–        Shumica e tyre (56%) presin përfitime të mëdha nga udhëtimi vetëm me një kartë identiteti brenda rajonit.

“Alarmi i kuq është se 70% e bizneseve nuk I shohin ndryshimet klimatike si një shqetësim domethënës për mjedisin e tyre të biznesit. Po, në Ballkan, kjo mund të mos tingëllojë ende si një emergjencë, dhe ndryshe nga një sëmundje, nuk është drejtpërdrejt e perceptueshme për shqisat tona. Por, kjo është mjaft alarmante. Nga ndotja, rritja e kostove të sigurimit, bujqësia, vera, energjia, transporti i mallrave deri te disponueshmëria e zvogëluar e ushqimit dhe ujit, të gjitha ndikohen nga ndryshimet klimatike. Pothuajse të gjitha industritë janë të kërcënuara nga efektet e ndryshimeve klimatike, direkt ose indirekt. Por ka edhe lajme të mira. Gjysma e bizneseve rajonale thanë se kanë përjetuar përfitime të drejtpërdrejta nga Marrëveshja Rajonale e Roaming. Këto gjetje mund të mos i pëlqejnë të gjithëve. Por sido që të jetë Ballkani, ai nuk është kurrë i njëtrajtshëm, por një rajon plot ngjyra”, përfundoi Bregu.

Shikoni videon

Balkan Barometri është autorizuar nga RCC dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zhvillohet çdo vit që nga viti 2015 nga një agjenci e pavarur mes më shumë se 6000 qytetarëve dhe 1200 kompanive në të gjithë rajonin.

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top