sitem biometrik

BE nis sistemin biometrik më 12 tetor: Fund vulave në pasaporta, gjurmë gishtash në kufi edhe për udhëtarët nga Shqipëria

 Bashkimi Evropian nga 12 tetori do të zbatojë një sistem të ri dixhital të kontrollit kufitar të quajtur Entry/Exit System (EES). Ky ndryshim do të prekë të githë qytetarët e vendeve jo-anëtare të BE-së  përfshirë edhe udhëtarët nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor  që udhëtojnë drejt vendeve të zonës Shengen.

Çfarë është sistemi EES

EES është një sistem i automatizuar që zëvendëson vulat tradicionale në pasaportë me regjistrim biometrik, duke përfshirë gjurmët e gishtave, fotografinë e fytyrës, si dhe datat e hyrjes dhe daljes nga territori evropian.
Kjo do të thotë se çdo udhëtar që hyn ose del nga zonat Shengen do të identifikohet përmes të dhënave dixhitale, pa pasur më nevojë për vulosje në pasaportë.

Qëllimi dhe përfitimet

Sistemi EES synon të modernizojë kontrollet kufitare dhe të bëjë udhëtimet më të shpejta e më të sigurta.
Falë teknologjisë së vetëshërbimit dhe aplikacioneve mobile, kalimi i kufirit do të jetë më efikas, ndërsa autoritetet do të mund të identifikojnë më saktë çdo udhëtar, duke parandaluar migracionin e parregullt dhe tejkalimin e afateve të qëndrimit.

Si do të funksionojë

Në momentin e parë të hyrjes në zonën Shengen, udhëtarët do të japin gjurmët e gishtave dhe një fotografi. Këto të dhëna ruhen për tre vjet, duke u përdorur për rihyrjet e ardhshme gjatë kësaj periudhe.
Sistemi do të regjistrojë automatikisht datën dhe orën e hyrjes e daljes, si dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar (maksimumi 90 ditë brenda çdo 180-ditëshi).

Ku do të aplikohet sistemi

EES do të zbatohet në 29 vende të zonës Shengen, përfshirë Austrinë, Gjermaninë, Francën, Italinë, Spanjën, Greqinë, Zvicrën, Norvegjinë dhe të tjera.
Irlanda dhe Qiproja për momentin nuk do ta përdorin këtë sistem dhe do të vazhdojnë me procedurat tradicionale.

Afatet dhe zbatimi

Zbatimi i EES nis më 12 tetor 2025 dhe pritet të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill 2026.
Në fazat e para mund të ketë radhë më të gjata në kufi për shkak të regjistrimeve fillestare, por më pas procesi pritet të bëhet shumë më i shpejtë.

Kë prek sistemi i ri

Sistemi EES do të zbatohet për të gjithë qytetarët jo-evropianë, përfshirë ata nga:
Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët gëzojnë regjim pa viza për hyrje afatshkurtra në BE.
Ai do të përdoret për udhëtime turistike, biznesi apo tranziti, për periudha deri në 90 ditë.

Sistemi EES do të zbatohet për të gjithë qytetarët jo-evropianë, përfshirë ata nga:
Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët gëzojnë regjim pa viza për hyrje afatshkurtra në BE.
Ai do të përdoret për udhëtime turistike, biznesi apo tranziti, për periudha deri në 90 ditë.

Çfarë duhet të dinë udhëtarët

Udhëtarët mund të shfrytëzojnë sistemet e vetëshërbimit në kufi ose aplikacionet zyrtare që disa vende do të ofrojnë për regjistrim paraprak.
Në momentin e kalimit, ata do t’u përgjigjen pyetjeve të zakonshme të Kodit Kufitar të Shengenit, dhe më pas të dhënat do të ruhen në mënyrë të sigurt për tre vjet.

Sistemi i ri EES shënon fundin e epokës së vulave në pasaportë dhe kalimin drejt kontrolleve kufitare inteligjente në gjithë Evropën.
Për qytetarët shqiptarë, kjo do të thotë më shumë lehtësi në udhëtim, por edhe detyrime për respektimin e afateve të qëndrimit në vendet e BE-së.

rtsh.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top