Pas 12 vitesh, këngëtarja Bebe Rexha, është rikthyer në vendlindjen e babait të saj në Dibër, Maqedoni. Ky udhëtim ka qenë një përvojë thellësisht emocionale për artisten, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj momentet prekëse të ribashkimit me rrënjët dhe familjen e saj.
Një nga momentet më domethënëse për të ishte vizita në varrin e gjyshit të saj, një ceremoni të cilën nuk arriti ta ndiqte për shkak të angazhimeve në turne.
“Familja është gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”, shkruan Bebe në postimin e saj.
Ky udhëtim i ka rikujtuar Bebes rëndësinë e rrënjëve familjare dhe lidhjeve të forta që ato krijojnë, duke e bërë këtë përvojë një moment të paharrueshëm në jetën e saj.
Për të parë postimin e plotë në rrjetin social, Instagram, klikoni këtu.