Aeroplan

Bëni gjënë e duhur! Një peticion për të ndaluar sendilet që shtrihen në avionë ka mbledhur 186,000 firma

Pije të derdhura, ekrane laptopi të thyer dhe gjunjë të shtypur.

Një video e re tregon arsyet pse qëndrimi shtrirë në aeroplan u shndërrua nga një praktikë e pranueshme në një irritues kryesor për shumë pasagjerë ajror. Videoja është pjesë e një fushate reklamuese të nisur në fund të nëntorit nga kompania e mobiljeve La-Z-Boy, e cila përfshin një peticion që i lutet udhëtarëve të “Bëjnë gjënë e drejtë. Mos u shtri kur fluturon.”

Peticioni kishte më shumë se 186,000 nënshkrime që nga e hëna, tha një përfaqësues i La-Z-Boy.

Fushata, “The tongue-in-cheek”, nga kompania e njohur për sendilet e saj prej pelushi që ulen tepër, prek një çështje gjithnjë e më të nxehtë, e nxitur nga rritja e numrit të pasagjerëve dhe zvogëlimi i hapsirave të sediljeve.

Ndryshe nga alkoli dhe çështjet e higjienës, si prerja e thonjve dhe heqja e këpucëve, të cilat përçmohen gjerësisht nga  pasagjerët, opinionet për qëndrimin e sediljeve kryesisht ndahen në dy grupe: ata që thonë mos e bëj dhe të tjerët që argumentojnë se ekziston butoni i shtrirjes për një arsye. (Një opinion i tretë, më i nuancuar, e konsideron të pranueshme shtrirjen në fluturimet e gjata ose natën.)

Fushata e La-Z-Boy e vendos kompaninë më tepër në qëndrimin “kurrë mos u mbështet”, me peticionin që thotë se “vetëm sepse mundesh nuk do të thotë që duhet”.

Një video tjetër në fushatë tregon se si një sendile e shtrirë mund të valëzojë nëpër avion si domino që bie, duke përfunduar në rreshtin e fundit të avionit, një rresht që nuk pëlqehet nga mungesa e opsionit për t’u mbështetur. Për të parë videon kliko këtu.

 

Një studim i vitit 2023 i 18 tregjeve nga firma kërkimore YouGov zbuloi se qëndrimet ndaj ulëses së sendileve ndryshojnë sipas rajonit, me evropianët që janë më pak tolerantët ndaj praktikës. Evropa është shtëpia e njerëzve më të gjatë në botë gjithashtu. Megjithatë, më pak se një në tre udhëtarë në Emiratet e Bashkuara Arabe shqetësohej nga kjo.

Në përgjithësi, pasagjerët nga Emiratet e Bashkuara Arabe ishin më pak të shqetësuar nga çdo sjellje gjatë fluturimit, duke përfshirë kujdesin personal dhe fëmijët e zhurmshëm, përveç një, sipas sondazhit. Ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe i konsideruan shfaqjet publike të dashurisë si të papranueshme krahasuar me pasagjerët nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia-Paqësori, tregoi sondazhi.

cnbc.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top