Betohet Presidenti Amerikan Donald Trump. Cilat janë efektet direkte që do të shohim në US dhe në Botë

Betimi i presidentit të 47 amerikan Donald Trump, vjen me mesazhe të qarta, jo vetëm për ekonominë dhe politikën amerikane, por dukshëm edhe për Europën, Azinë dhe mbarë botën.

Ndërsa pritet të ketë një ndikim pozitiv në uljen e tensioneve territoriale dhe shmangien e konflikteve ushtarake, nuk pritet të jetë e tillë marrëdhënia tregtare. Kjo nisur, nga qëndrimet e tij të fundit, premtimet gjatë fushatës elektorale si president, si dhe politikës tregtare të ndjekur në mandatin e tij të mëparshëm.

Ndërsa Presidenti Trump në mbrëmjen e tij më të rëndësishme kishte përkrah gjigantët e teknologjisë, si Ekon Musk, Marc Zuchenberg, Jeff Bezos, pyetja është si cila do të jetë e ardhmja e Europës në teknologji dhe inovacion, ashtu si edhe në prodhimet më të rëndësishme industriale, si ajo e automobilave.

Lufta tregtare pritet të jetë edhe më e ashpër me kontinentin aziatik, jo vetëm ndaj prodhimeve industriale, por edhe ndaj kompanive të mëdha, që tashmë kanë pushtuar globin, siç është Tik-Tok.

Bota pritet të bëjë hapa pas në luftën ndaj ndryshimeve klimatike. Trump ka rikonfirmuar se nuk do të mbështesë marrëveshjen e Parisit për luftën ndaj ndrushimeve klimatike. Të dhënat zyrtare të vitit të kaluar, tregojnë se bota pati verën e saj më të nxehtë, duke kaluar edhe nivelin kufi të ngrohjes globale, vendosur në marrëveshjen botërore të klimës.

Ja 5 mesazhe të qarta dhe direkte që në ditën e inagurimit të Trump si President 

  1. MAGA (Make America Great Again)
    Trump premtoi të rrisë pozitat e SHBA-së në skenën globale, duke pohuar se “rënia e Amerikës ka mbaruar”. Ai gjithashtu theksoi se rikthimi i tij në zyrën Ovale, është një “provë që nuk duhet të besoni kurrë se diçka është e pamundur të bëhet në Amerikë”.
  2. Pretendimet territoriale nga Panama në Mars
    Në një referencë të dukshme për planin e tij për të kolonizuar Marsin, Trump premtoi të “zgjerojmë territorin tonë”. Ai përmendi në planet e politikës së jashtme luftën Izrael-Hamas dhe foli për Kanalin e Panamasë, duke theksuar se, “ne do ta rikthejmë atë”. Gjatë këtij muaji, ai nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e kanalit të rëndësishëm.
  3. Trump premtoi të kthejë lirinë e fjalës,  një mbështetje e dukshme e tij për kompanitë e mëdha të mediave sociale dhe teknologjisë. Gjatë fjalimit, CEO të teknologjisë, si Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos ishin ulur në rresht të parë, krah kabinetit të ri të Trump. Madje Elon Musk mbajti një fjalim fitoreje. Si do të ndikojë kjo në përpjekjet e BE-së për të rregulluar gjigantët e teknologjisë, do të jetë një pyetje kyçe në ditët dhe javët që vijnë.
  4. Rritje e prodhimit të energjisë. Trump foli për një “emergjencë kombëtare të energjisë” për të mundësuar prodhim më të madh.Pas fjalimit të tij, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA do të tërhiqej nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, një vendim i presidentit Trump për të kundërshtuar angazhimet ndërkombëtare për kufizimin e emetimeve të gazrave serrë. Zyrtarët e BE-së që administron Marrëveshjen e Gjelbër do të jenë të shqetësuar për ndikimin e politikave të Trump
  5. Lufta kundër “woke”
    Presidenti theksoi planet për të anulluar politikat e diversitetit përtej gjinisë mashkull-femër, duke thënë se administrata e tij do të njohë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër – dhe do të ndalojë përpjekjet për të “shkpikur shoqërisht racën dhe gjininë në çdo aspekt të jetës publike dhe private.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top