e-albania

Bie sërish shteti online, shumë faqe agjencish (gov.al) nuk hapen, probleme me energjinë

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Shumë faqe qeveritare sot, me “domain” për institucionet qeveritare (.gov.al) nuk po arrijnë të hapen.

Është e pamundur të aksesosh institucione të tilla, si Autoriteti i Shërbimit Rrugor, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Agjencia e Trajtimit të Pronave, e shumë të tjera.

Mësohet gjithashtu se rënia e sistemit ka ndikuar në mosfunksionimin e internetit edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjatë ditës, në institucion ka pasur ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

probleme po raportojnë dhe bizneset, që nuk po arrijnë të fiskalizojnë faturat.

Sipas burimeve nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI), që hoston këto faqe dhe menaxhon e-albania dhe domain zyrtar.gov.al, dhe administron qendrën e të dhënave qeveritare dhe sistemin e informacionit të shtetit, thanë se nuk kanë pasur drita disa institucione, ndërsa faqet janë funksionale.

E-Albania ndërkohë është e aksesueshme.

Prej muajsh si bizneset ashtu dhe individët po hasin probleme me aksesin në faqet qeveritare, në një vend që ishte risi në botë për ministren e parë të Inteligjencës Artificiale.

Për javë të tëra sistemi self-care, që përdoret gjerësisht nga bizneset nuk ishte funksional, duke penguar aktivitetin e tyre.

Një javë më parë Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar i Shqipërisë (AFMIS) nuk funksiononte, duke detyruar Agjencinë e Prokurimit Publik të njoftojë institucionet publike duhet të pajisjen me numër transaksioni për procedurat e prokurimit. Procedura e mirëmbajtjes ka mbetur peng i procedurave të prokurimit që nga korriku i vitit të shkuar.

Shumë tendera të mirëmbajtjes ndërkohë anulohen, si psh tenderit i internetit që u zvarrit për një kohë të gjatë për shkak të ankimimeve dhe për të cilin Komisioni i prokurimit Publik dha miratimin në javën e parë të shkurtit. Edhe tenderi i mirëmbajtjes së fiskalizimit është pezulluar disa herë, duke shkaktuar problem me self-care.

monitor.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top